Një lagje e pasur e kryeqytetit rus, Moskë, u sulmua me dronë kamikazë vetëm pak orë pasi Vladimir Putin ndërmori një sulm të ngjashëm mbi kryeqytetin ukrainas. Ky duket si një sulm hakmarrës nga Kievi, edhe pse Ukraina e ka mohuar autorësinë
Nga Steve Rosenberg, BBC- Moskë
Ka pasur këtë mëngjes raportime për shpërthime në Moskë dhe rreth Moskës.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Sergei Sobyanin tha se sulmet me dronë kishin shkaktuar dëme të vogla në disa ndërtesa.
Por ai shton se nuk ka pasur lëndime serioze.
Në orën 06:24 me orën lokale të mëngjesit të sotëm, unë vetë dëgjova një shpërthim në distancë dhe dritaret e shtëpisë sime u drodhën.
Gjysmë ore më vonë, dëgjova një shpërthim tjetër.
Duke gjykuar nga bisedat në rrjetet sociale, shumë njerëz në zonën e Moskës i kanë dëgjuar gjithashtu.
Befas, lufta në Ukrainë ndihet shumë më afër shtëpisë.