Humori i SPAK: Dako u arrestua sepse ndërtuesi i pallatit nuk vendosi tabelat informuese

SPAK lëshoi këtë të martë urdhërarrest për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe 9 ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie. Siç raporton paraprakisht gazetarja Glidona Daci, ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Hetimet nisën rreth 1 vit më parë, pas një denoncimi që bënë banorët e një pallati në qytetin e Durrësit. Gazetarja Daci, në një lidhje direkte në Klan News shpjegoi se dyshimet e prokurorisë lidhen me një leje ndërtimi të dhënë në 2012-n, të dhënë jo konform ligjit dhe rregullave.

“Duhet theksuar se sa i përket ish-kryebashkiakut të Durrësit nga ana e SPAK ai akuzohet dy herë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve. Kemi të bëjmë për një leje ndërtimi të dhënë jo konform ligjit dhe rregullave në fuqi në vitin 2012, për ndërtimin e një pallati në qendër të Durrësit. Gjatë ndërtimit të këtij objekti nga e biznesmenit i cili po kryente ndërtimin nuk u vendosën banderolat dhe njoftimet përkatëse që është një detyrim ligjor nga ana e subjektit, ku informon qytetarët apo strukturat e policisë që kanë për detyrë të mbikëqyrin ndërtimet objekteve. Ai nuk ka vendosur informacionet e duhura, sa është kohëzgjatja e punimeve, sa është kostoja e ndërtimit dhe sesa kate do të ishte objekti në total. Gjithashtu nga ana tjetër ky objekt është dëmtuar edhe në vitin 2019, gjatë tërmetit të 26 Nëntorit. Gjithashtu, mbi lejen e ndërtimit që ishte dhënë në 2012-n janë bërë edhe 4 kate të tjera pa leje, të cilat më pas janë legalizuar në mënyrë fiktive, dyshohet nga SPAK, dhe për këtë arsye, dyshohet se nga ana e Dakos ndërtimi i këtij objekti është dhënë jo konform ligjeve dhe rregullave në fuqi. Për këtë arsye SPAK ka nisur hetimet rreth 1 vit më parë pas kallëzimeve të bëra nga disa banorë në qytetin e Durrësit duke qenë se objekti u dëmtua dhe nuk mundi dot që të bëhej edhe për shkak të ndërtimit dhe vlerës, qytetarët menduan se duhet të niste një hetim dhe mbi mënyrën sesi ishte dhënë leja për ndërtimin e këtij objekti”.

Kallëzimi i banorëve nga ku nisën hetimet e SPAK

“Në këtë çështje janë të përfshirë edhe zyrtarë të Urbanistikës dhe ish-zyrtarë që kanë pasur për detyrë të mbikëqyrnin punimet, të kontrollonin dokumentacionin dhe të shikonin të gjithë procedurën dhe ecurinë e punimeve që po kryheshin nga ana e biznesmenit që kishte marrë lejen në Bashkinë e Durrësit”, raportoi gazetarja.

Sipas Dacit, Dako akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste.

Rasti i dytë lidhet me një tender për blerje projekti të bërë nga Bashkia Durrës në vitin 2014-2015 me vlerë fillestare 20 milion lekë dhe më pas është dyfishuar në 220 milion lekë të vjetra. Në rastin konkret SPAK e akuzon Dakon për shpërdorim detyre pasi nuk i kanë hyrë procedurës së prokurimit, por bashkia ka 10 fishuar vlerën.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply