Arrestimi i Dakos/ Këlliçi: Çudi që SPAK nuk po i sheh katet pa leje të Veliajt në zemër të Tiranës

Belind Këlliçi reagoi pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Teksa Dako akuzohet se ka lejuar katër pa leje në një pallat në Durrës, Këlliçi pyet se si SPAK nuk po i sheh katet pa leje përballë zyrës së Erion Veliajt në zemër të Tiranës.

“Çudi e madhe që SPAK i dalloi 4 kate pa leje në Durrës, por ende nuk ka parë 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, vetëm 100m larg nga zyra e Erion Veliajt.

SPAK njëlloj si Veliaj, nuk shihka nga afër.

Le të aplikojnë të njëjtin standard drejtësie edhe në Tiranë. Jo me dy porta”, shkruan ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Reforma e Xhorxh Sorosit, dhe jo vetëm e tij, u shkatërroi shqiptarëve sistemin e drejtësisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rryshfeti që i paguhet drejtësisë sot është …

Leave a Reply