Bardhi dënon dhunën nga veglat e Bashës: Grup paramilitar, hodhi në erë bashkëjetesën politike

Gazment Bardhi ka reaguar pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara dje gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së së vulës.

Bardhi refuzoi që të votonte për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së më 29 korrik, duke ikur nga mbledhja. Ai dënoi me forcë dhunën dhe gjuhën kërcënuese ndaj deputetëve të PD nga mbështetës të Bashës.

“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e tij.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Qytetarët do të furnizohen me ujë me çmime simbolike duke shkuar drejt furnizimit falas si në Austri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në prezantimin e programit të për infrastrukturën …

Leave a Reply