Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku Edi Rama deklaron se, “e kam dhe do ta kem mik Vangjush Dakon edhe nëse ai do të shkojë në burg”.
“Gjushi e besoi dhe gaboi. Mik për mik ai shkoi për kokën e Sajes!”, shkruan Berisha.
Pas daljes nga burgu të Saimir Tahirit, ‘vendin’ e tij në qeli e zuri Vangjush Dako, një tjetër krah i djathtë i Edi Ramës.
Sërish ky i fundit ‘lau duart’ prej tij, duke thënë se tani të merret drejtësia me të.