Në emër të drejtësisë së re, lirojnë Tahirin arrestojnë Dakon për një leje ndërtimi!

Nga Jola HYSAJ

SPAK-u i partisë ka bërë jehonë mediatike me arrestimin e Vangjush Dakos, ish-kryebashkiak i Durrësit.

Akuza daton 12 vite mëparë në një leje ndërtimi, e për pasojë akuza është vetëm për shpërdorim detyre.

E njëjta akuzë që “rëndoi” mbi Saimir Tahirin pak kohë më parë, por që tashmë është i lirë.

Vendimi u morë të premten por u ekzekutua 4 ditë më vonë. Këto ditë mjaftojnë për marrëveshje e llogari të ftohta, çfarë mundet e çfarë nuk mund të flasë Dako, pas ka zëra që thonë se “xhuxhi di shumë”. Ky është vetëm një show qesharak i partisë në pushtet, e cila feston “reformën në drejtësi”.

Ai nuk u ndalua para zgjedhjeve, përkundrazi bleu me terezi e bëri pazaret e vjedhjes së rezultatit.

Ai nuk u ndalua e dënua për dosjen 339.

Ai nuk u ndalua e as akuzua për korrupsion, vjedhje, tendera pa fund, çfarë nuk ka ndodhur në Bashkinë e Durrësit.

“Duar Akulloja” nuk u arrestua as për Kodrën e Currilave, as për Kodër Vilën, as për Velierën.

Nuk u arrestua për të gjithë “projekt- idetë ” e lejeve të ndërtimit të dhëna pa-kriter të cilat ende rrezikojnë jetën e qindra qytetarëve në Durrës.

Rëndësi ka që dhomën VIP ia kanë bërë gati, do qëndrojë sa u dakordësuan, me gjasë do ndihet keq mos sot, nesër e sigurtë dhe do e dërgojnë në spital.

Më pas do sillet mirë, do ketë probleme shëndetësore bashkëshortja e do lirohet ashtu siç e do tradita socialiste e tallavasë në drejtësinë e re.

Socialistët të bëhën gati, sakrifica për drejtësinë e do që kur të dalë Dako të hyjë një tjetër!

Mjaft i hodhët hi syve qytetarëve të Durrësit!

Mjaft është mjaft!

About Redaksia

Check Also

Rama po fundoset brënda makutërisë dhe sektit të tij!

Nga Bujar Leskaj Sot problemi kryesor për vendin është korrupsioni i thellë dhe galopant, që …

Leave a Reply