Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për kryetar Bashkie në Shkodër, Bardh Spahia ka postuar një shenim të shkurtër në faqen e tij në facebook pas takimit që u zhvillua në Shkodër me intelektualët e qytetit dhe ku ishte prezenet edhe Lideri historik i PD, Sali Berisha.
“Dëgjova me bindjen e thellë se, vlerat e paçmueshme të Shkodrës, intelektualët e saj, japin vizione, mendime që i sherbejnë përparimit dhe zhvillimit”, shkruan Spahia.
Postimi i plotë
Një zë i fuqishëm dhe që duhet të dëgjohet fort në qeverisjen e Shkodrës, me qytetarët dhe për qytetarët. Takimi me intelektualë të shquar shkodranë, me kontribute edhe në nivel kombëtar, është hapi i parë i një proçesi konsultimi të vazhdueshëm për çështje me interes publik.
Dëgjova me bindjen e thellë se vlerat e paçmueshme të Shkodrës, intelektualët e saj, japin vizione, mendime që i sherbejnë përparimit dhe zhvillimit.
Prania e Prof. Dr. Berishës, përveçse një politikan e shtetar i sprovuar, një intelektual me vlera shumëdimensionale, ishte një vlerë e shtuar e këtij takimi të shkëlqyer.
#voto2
#votoshtëpiaelirisë
#BardhSpahia
Për Shkodrën, të gjithë bashkë!
#Shpresë #Ndryshim #Fitore