Policia e Kosovës arreston një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se në veri të vendit është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkoviç – Llune, për të cilin ka thënë se është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Ai shkroi në Facebook të martën se Milenkoviç ka terrorizuar ndër vite qytetarët dhe ka sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet. Siç tha Sveçla, ai ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it në Zveçan.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviç- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, shkroi ai.

Ministri i Brendshëm theksoi se gjatë arrestimit të tij, tre zyrtarë policorë janë lënduar lehtë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, shtoi ai, duke theksuar se “Republika nuk do të zmbrapset”.

Ndërkohë sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet. Gazetarët e REL-it thanë që është dëgjuar edhe një shpërthim. Sirenat e alarmit publik në Mitrovicë të Veriut rëndom lëshohen kur nga popullata lokale kërkohet të organizohet për ndonjë ngjarje.

About Redaksia

Check Also

“Krim kundër njerëzimit”, përkujtojhet masakra e Reçakut

Tre liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku (LDK), Memli Krasniqi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), …

Leave a Reply