Rama ia doli ta realizojë ëndrrën shekullore të elitave antishqiptare serbe

Nga Kim MEHMETI

Kryeministri i Shqipërisë ka anuluar mbledhjen mes dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ku ta dish, mbase kështu e dënon Kosovën për arrestimin e kriminelit serb në veri të vendit?!

Dhe mbase i çon sinjal Beogradit se ai kurrë nuk do e shkelë besën e dhënë nga paraardhësit e tij ideologjikë dhe se përjetë do t’i mbetet besnik. projektit që ka për qëllim Ballkanin ta bëjë Serbosllavi!

Sidoqoftë, duhet pranuar: Kryeministri i sotëm i Shqipërisë ia doli ta realizojë ëndrrën shekullore të elitave antishqiptare serbe – që përçarja brendashqiptare të arrijë ato përmasa perverse sa të thuhet se shqiptaria e jeton epokën e turpit të vet politik siç duhet pranuar se në Shqipëri nuk është më e qartë nëse patriotizmi shqiptar apo proserbizmi të sjellin pikë politike dhe të mbajnë në pushtet!

Po pra, farën e kësaj përçarjeje brendashqiptare, në arën e shqiptarisë, e mbolli Kryeministri i sotëm i Shqipërisë i cili u tregua aq properëndimor, aq strateg i madh global dhe aq mendjehapur, sa Shqipërinë e vëllazëroi me Beogradin, por e armiqësoi me Prishtinën.

Foto e shtuar nga Kim Mehmeti

About Redaksia

Check Also

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka ndryshuar emër…

Nga Alba KEPI Këshilli Bashkiak i Tiranês ka ndryshuar emër. Quhet “Drejtoria e Komunikimit pêr …

Leave a Reply