I gjithë skenari mafioz shqiptar dhe ndërkombëtar ishte drejtuar këto dy vite kundër Sali Berishës për të shkatërruar opozitën

I ftuar në “Ora e Betit” me Beti Njumën në RTV Ora, Sali Berisha u shpreh se i gjithë skenari mafioz shqiptar dhe ndërkombëtar ishte drejtuar këto 2 vite kundër Sali Berishës. Ai tha se askush përveç demokratëve nuk ka të drejtë që tu caktojë kryetarin demokratëve, ata duhet ta zgjedhin me votën e tyre të lirë.

Berisha: S’mund të jetë kurrë ajo sepse i gjithë skenari mafioz shqiptar dhe ndërkombëtar ishte drejtuar këto 2 vite kundër Sali Berishës për të shkatërruar opozitën. Opozitën e mban në këmbë vota e lirë e demokratëve.

Askush përveç demokratëve nuk ka të drejtë që tu caktojë kryetarin demokratëve, ata duhet ta zgjedhin me votën e tyre të lirë. Cilido ka të drejtë të sfidojë kryetarin e partisë së PD-së, nuk ka pengesa për këtë gjë. Unë jam pengesë për asgjësimin e opozitës shqiptare.

About Redaksia

Check Also

Rama akuzohet në Kongresin amerikan/ “Korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti i zgjedhjeve po ndikohen prej tij”

Kongresisti amerikan Joe Wilson ngriti në Kongres shqetësime për korrupsionin, krimin e organizuar dhe integritetin …

Leave a Reply