Deputeti i PD kërkon në Kuvend të mbahet qëndrim për Kosovën, Nikolla i ndërpret fjalën

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka kërkuar që Shqipëria të mbajë qëndrim për tensionet në veri të Kosovës.

Në momentin kur nisi fjalën nga vendi, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ndërpreu duke thënë se kjo nuk quhet procedurë. Kjo e revoltoi deputetin i cili u drejtua me shpejtësi drejt foltores, duke i rënë asaj me grusht për të kërkuar të drejtën e fjalës.

Dogjani: Atëherë edhe njëherë unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim. Situata ka agravuar. Janë marrë tre policë peng. Kryeministri i Shqipërisë sillet si kryetar i OKB dhe nuk vjen këtu të japë informacion. Të dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të dalim patjetër me një qëndrim.

About Redaksia

Check Also

Veliaj pranoi se ka aksesuar regjistrin civil, kjo mjafton për ngritur një akuzë për abuzim me detyrën

Gazetari Gjergj Erebara ka ndarë një postim në Facebook, ku e ka kritikuar ashpër veprimin …

Leave a Reply