Ish-shoferi i Ardi Veliut u arrestua bashkë me gruan dhe vajzën, SPAK nis hetimin pasuror

Vidhnin sende me vlerë dhe i tregtonin në Shqipëri, SPAK nis hetimin pasuror për të arrestuarit.

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetim pasuror për të gjithë të arrestuarit e operacionit në kuadër të të cilit përfunduan në pranga disa persona, mes tyre edhe shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj.

Rezulton se ky i fundit kishte bashkëpunim me pronar argjendarish, shumica prej tyre në Tiranë dhe me aktivitet shitjen e sendeve me vlerë, si bizhuteri dhe aksesor.

Burime pranë SPAK konfirmojnë se ka nisur identifikimi i tyre me qëllim hetimin e burimit të të ardhurave dhe nëse rezultojnë të krijuara nga aktiviteti kriminal, do të përgatitet kërkesa për ti kërkuar gjykatës vendosjen nën sekuestro.

Disa nga personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar urdhërat e arrestit janë:

Sokol Idrizaj

Elda idrizaj, bashkëshorja e Idrizajt

Dy vajzat e Sokol Idrizajt, njëra prej tyre në arrest shtëpie dhe tjetra në detyrim paraqitje

Vangjush Kashari biznesmen në shitjen e sendeve me vlerë

Agustin Mesuli

Altin Doda

Florjan Bakri

Tomor Baruti

About Redaksia

Check Also

Dosja/ Veliaj pagoi 50 mijë euro punonjësin e Ujësjellesit, ai i dërgoi 22 mijë euro Ajolës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se emisionin ‘Debat’ me gazetaren …

Leave a Reply