Pse Kurti i hoqi liçensën Klan Kosovës dhe një skandal i pronarëve miq të Ramës

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve, pjesë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, ka njoftuar pezullimin e certifikatës së biznesit për median “Klan Kosova”.

Në dokument bëhet me dije se një vendim i tillë është marrë pasi në certifikatën e biznesit të ndërrimit të pronarëve, vendbanimi është shkruar Pejë-Serbi dhe Gjakovë-Serbi, ndërkohë që të dyja këto qytete janë pjesë e territorit të Kosovës.

Në lidhje me një vendim të tillë ka reaguar edhe Klan Kosova e cila shprehu shqetësimin në lidhje me një akt të tillë.

Në reagim theksohet se një vendim i tillë konsiderohet i padrejtë, arbitrar dhe me premisa autokratike, ndërkohë që pretendohet se nuk është as i bazuar në ligj.

“Derisa nuk marrim njoftime të tjera, ne besojmë se ky veprim është krejt i padrejtë, arbitrar dhe me primesa autokratike, i pa bazuar në ligj, i cili në secilën rrethanë i bie tentim i mbylljes së një mediumi, tentim i shkeljes së lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes”, thuhet në reagim.

About Redaksia

Check Also

Zyrtarë të lartë në Uashington kërkojnë verifikim për sanksionimin e Berishës

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli …

Leave a Reply