Berisha: Edi Rama loboi në Uashington për Vuçiç dhe kundër meje

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi nga Lushnja ku zhvilloi një takim me banorët e fshatit Çukas me kandidatin për kryetar bashkie Elton Bano se, Edi Rama loboi në Uashington për Aleksandar Vuçiç dhe kundër tij.

Berisha tha se, pavarësisht nga lobimet e Ramës, ai do të mbetet përkrah shqiptarëve deri në fund të jetës së tij.

“Edi Rama është arrogant. Të mos mendojë kush se ai ka hallin e qytetarëve, nga mëngjesi e deri në darkë ai mendon si t’i gënjejë qytetarët dhe të vjedhë më shumë, kjo është e vërteta e tij. Ndaj dhe me këtë revolucion e ka kapur tmerri atë.

Shkon në Uashington dhe lobon për Vuçiçin dhe kundër Sali Berishës, por ja ku jam unë dhe me ju do të jem deri në minutën e fundit të jetës time. Unë mbetem shqiptar i lirë, shqiptar krenar dhe u garantoj se së bashku do ecim të sigurt drejt fitores së PD, fitores së opozitës së vërtetë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply