Berisha: A votohet një njeri që kalon nga humbja në humbje? Në 6 persona, vetëm një e besonte Bravën!

Ish-Kryeministri Berisha turin e takimeve me qytetarët e vijoi në fshatin Çukas të Lushnjes, në mbështetje të kandidatit për kryetar bashkie, Elton Bano.

Vota e 6 marsit do të jetë votë për ndryshim, tha Berisha, ndërsa foli edhe për dështimet e Lulzim Bashës.

Berisha tha se, Bashën në 6 demokratë, vetëm një e besonte, për shkak se nuk arriti të bëhej lider. Ai ftoi demokratët që të votojnë kandidatët e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ si opozita e vërtetë e vendit.

“Një njeri që kalon nga humbja në humbje, a votohet? Nuk mund të votohet. Pse ky njeri kalonte nga humbja në humbje? Sepse asnjëri nga ne nuk dinte nga këto historitë në lidhje me Ramën. E vërteta është se në 6 vetë, vetëm njëri i besonte, 5 të tjerë, demokratë nuk i besonin.

Pse? Sepse është i dobët thoshin, lider i dobët, ia kishin vënë diagnozën siç duhet, ky nuk na çon në fitore dhe na çoi nga humbje në humbje.

A ia vlen tani, i dashur demokrat që akoma mund të mendosh për të ta humbasësh votën dhe të mos ia japësh PD-së. Lulzim Brava është 10 herë më afër me pengmarrësin e tij se sa me ju. Në datën 6 mars, çdo votë e juaja për Elton Banon, për Shtëpinë e Lirisë.

Firmosni ndryshimin, sepse ky ndryshim do të shndërrohet në një uragan për revolucionin tonë demokratik, uragan që do të përmbysë shtetin e bazuar në drogën, vjedhjen dhe krimin”u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply