Berisha nga Lushnja: “Ballkani i Hapur” do të thotë rrënim i fermerëve shqiptarë!

Lideri historik i PD, Sali Berisha takoi këtë pasdite banorët e fshatit Çukas në bashkinë e Lushnjes, në mbështetje të kandidatit të koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, Elton Bano. Banorët e Çukasit janë me origjinë nga Kosova dhe përpara tyre Berisha denoncoi qëndrimin e Parlamentit të Shqipërisë për të mosmiratuar rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.

Berisha tha se Rama është i lidhur me Vuçiç njësoj si Enveri me Titon dhe po krijojnë aleancë antishqiptare. Ai u shpreh se, Ballkani i Hapur do të rrënojë fermerët e Lushnjes dhe të gjithë vendit, pasi prodhimet serbe do të vërshojnë në Shqipëri.

“Sot këtu ka një qeveri anti-kombëtare në tërësi komuniteti këtu është kosovar. Dua të uroj edhe njëherë pavarësinë e Kosovës. Nuk e urova në Parlament, sepse ai Parlament nuk votoi rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë nga 874 deri në 1999, jo në një rast, por në disa raste, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe Shqipërinë e Veriut. Parlamenti refuzoi njëlloj sikur të ishte Parlamenti i Republikës serbe të Bosnje Hercegovinës.

Tani Edi Rama me të njëjtin pasion që kishte Enver Hoxha për Titon në ’44-’45 është lidhur me Vuçiç dhe po krijon një aleancë antishqiptare, ‘Ballkani i Hapur’ është aleancë trilaterale Beograd-Shkup-Tiranën si vasalë kryekëput në favor të Serbisë, kundër Kosovës dhe shteteve të tjera të rajonit. Por Ballkani i Hapur është shkatërrim për prodhimet tuaja.

Sepse fermerët serbë marrin subvencione të mëdha për çdo prodhim, ata kanë investimet dhe sistemin më modern të ujitjes, kanë subvencione në naftë, plehra kimike dhe inpute të tjera. Kosova jep tre herë më shumë për fermerët se sa shifrat që shpall Shqipëria. Ballkani i Hapur do të thotë vërshim iprodhimeve serbe në Myzeqe, Shkodër, Lezhë, në Durrës, Korçë, Elbasan dhe faktikisht do të thotë mijëra ha djerrë dhe rrënim i fermave shqiptare”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply