Të përcillet në institucionet kosovare pakica serbishtfolëse

“Borrell thotë se zgjedhjet janë zemra e kësaj krize, por në realitet thelbi i kësaj krize është tjetërkund: domethënë që serbët t’i shtyjnë kosovarët serbishtfolës të kthehen në institucionet kosovare. Kjo është nyja e problemit që nuk ka kurrë një mes të vetëm. Ka zbritur në mënyrë drastike vëmendja politike, pavarësisht krizave aktuale”. Intervistë me Alessandro Politi, drejtor i Nato Defense College Foundation. Ai shpjegon se për Formiche.net se nëse nuk drejtohet për nga Prishtina, pakica serbishtfolëse do të mbesë në një situatë ngërçi: “Nuk është e thënë se pakica do të vendosë lehtë, ama është një kartë që nuk është tentuar dhe që në fakt duhet të tentohet”.

Zgjedhjet në veriun e Kosovës zemra e zgjidhjes, propozon Borrell: është një propozim i pranueshëm, përtej rezultatit që do të ketë?

Propozimi i Borrell ishte lënë të kuptohej edhe nga burime të tjera kur ishte kërkuar të reduktohej tensioni për ribërjen e zgjedhjeve, me qëllim që të merrnin pjesë më shumë. Borrell thotë se zgjedhjet janë zemra e kësaj krize, por në realitet thelbi i kësaj krize është tjetërkund: domethënë se serbët i shtyjnë kosovarët serbishtfolës të kthehen në institucionet kosovare. Kjo është zemra e problemit që nuk e ka kurrë një mes të vetëm.

Domethënë?

Nga ana tjetër kërkohet të kuptohet se një politikë konsolidimi kombëtar nuk mund të bëhet pa serbishtfolësit: sigurisht që mund të diskutohet nëse kushtetuta e Kosovës është e ekuilibruar apo jo, nga momenti që 10 ulëse janë automatikisht të caktuara pakicës dhe kjo përbën një pakicë bllokuese, ama është po aq e vërtetë se problemi nuk janë 10 ulëset në vetëvete, por problemi është nëse brenda këtyre komunave mund të ketë parti të tjera.

Cilët elementë duhet të kuptojë lidershipi aktual kosovar?

Nëqoftëse nuk shtyhet drejt Prishtinës, pakica serbishtfolëse do të mbesë në një situatë ngërçi. Kurti ka mosbesime të forta lidhur me çështjen e shoqatës së komunave serbe: nuk është e besueshme që kjo shoqatë mund të përdoret për ta destabilizuar Kosovën, derisa të jetë KFOR kjo është tejet e pamundur, por kriza politike në zhvillim është patjetër ndër më seriozet që janë parë nga 2004 kur ka qenë ajo që serbishtfolësit e quajnë pogrom. Ka ndodhur përzënia e shumë serbëve nga shtëpitë dhe nga trojet e tyre, pra një operacion që qartazi nuk kishte vetëm konture politike, por shpronësimi kriminal.

Çfarë (nuk) ka ndryshuar qysh atëhere?

Është ulur në mënyrë drastike vëmendja politike, pavarësisht krizës aktuale. Në rast se duhet të përdorim sasinë e trupave të KFOR si termometër të kësaj krize, kjo është hera e parë që ka një ngritje të ethshme pasi më shumë se 500 njerëz si përforcim janë thuajse një batalion. Një frikë tjetër, deri më tani jo e konsideruar, është se krijohet një lloj shteti paralel, si dy republikat e bardha të Afrikës së Jugut, që vetëmbyllen si iriq dhe ku pushteti qendror nuk do të kishte shumë zë në kapitull.

Një rrezik konkret?

Kjo mund të jetë një rrezik, por është një rrezik që në përgjithësi verifikohet kur nuk është i mjaftueshëm integrimi. Afrika e Jugut nuk është bërë ylber, pasi përgjegjësia është edhe e shunmicës së bardhë, megjithëse duke shmangur teprimet e Zimbaves, për të cilën, pa një tentativë serioze të Prishtinës, kjo situatë ngërçi do të vazhdojë.

Me çfarë pasojash?

I frikësohem një lojë me shumatore zero, pasi nëse nuk do ta zgjidhë problemin e kosovarëve serbishtfolës Kosova as nuk do t’i nisë negociatat dhe, në të kundërt, në rast se Serbia nuk do ta zgjidhë problemin e Kosovës, nuk do t’i mbyllë kurrë kapitujt më impenjues me Bashkimin Europian, gjë që në fund është një problem i tyre, ama bëhet një problem europian.

Po për politikën e zgjerimit në lindje?

Në kuptimin që Europa duhet t’i japë një korsi preferenciale të shpejtë shteteve të jugut të Ballkanit Perëndimor, megjithëse me diferenca. Është e qartë se Mali i Zi nuk është Bosnja, ama Europa nuk duhet ta kapë pretekstin e luftës në Ukrainë për të zgjatur edhe një herë akoma pritjen, pasi në fund është Europa ajo që paguan. Pra është e qartë se nuk ka një integrim të vërtetë të Ballkanit Perëndimor pa Serbinë, por është po aq e qartë edhe sikur ndërkohë avancohen shtete të tjera, Serbia ashtu si Kosoba do ta ndjejnë darën e një integrimi të pakët ekonomik. Zona e hirtë e Ballkanit duhet mbyllur sa më parë me kritere edhe gjeopolitike, pasi situata të tjera ose janë më shumë të garantuara, ose patjetër më pak të integrueshme.

(nga Formiche)

Pëgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply