Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në Tiranë në zonën e Astirit, në një Exchange. Autori ka kërcënuar dy punëtoret e Exchange dhe pasi ka marrë një shumë të madhe parash është larguar me biçikletë nga vendngjarja.
Në pamjet e publikuara nw rrjet shihet kur autori i veshur me të zeza hyn në pikën e këmbimit valutor qetësisht dhe i drejton armën dy punonjëseve që kishin lënë derën hapur.
Njoftimi i policisë
Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.