Ky është 39-vjeçari që grabiti 30 mijë euro në pikën e këmbimit valutor në Astir

Personi në foto është 39-vjeçari Artan (Marius) Tafani, i cili është shpallur në kërkim ngë policia pasi akuzohet si autor i grabitjes së një pike valutore në Astir. Policia bën me dije më herët se Tafani ka lëvizur me biçikletë dhe me taksi, ndërsa ka qenë vetë 39-vjeçari që ka fshehur rrobat dhe materialet e tjera në garazhin e 35-vjeçarit Enio Mecaj. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

Gjatë kontrollit në garazh u gjet dhe një makinë e vjedhur në Shijak, ngjarje që kishte mbetur e pazbardhur, për të cilën dyshohet se autor janë Tafani dhe Mecaj. Artan (Marius) Tafani rezulton me precedent të theksuar kriminal, sidomos në grabitje. Nën kërcënimin e armës, ai arriti të merrte një shumë prej të paktën 30 mijë eurosh në pikën e këmbimit valutor.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply