Videomesazh/ Berisha uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar përmesa një video-mesazhi besimtarët myslimanë, që sot kremtojnë ditën e Kurban Bajramit.

Berisha shkruan se, së bashku le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë, dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen dhe vendin e tij.

Mesazhi

Të dashur miq,

Besimtarët myslimanë shqiptarë sot kremtojnë ditën e Kurban Bajramit, ditën e mëshirës, durimit, përkushtimit dhe sakrificës së tyre ndaj Krijuesit për veten e tyre, familjen dhe vendin e tyre.

Ndaj dhe ju ftoj që së bashku le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë, dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen dhe vendin e tij.

Gëzuar!

About Redaksia

Check Also

Atë që nuk ja ka bërë as Vuçiç deputetëve shqiptarë të Maqedonisë, ja bën Rama

Deklarata e VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare! Sot, në …

Leave a Reply