Është një nga tenderat më korruptiv, më të panevojshëm dhe më skandaloz. ‘Peshkaqeni i korrupsionit’ në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ia ka dhënë oligarkut Shkëlqim Fusha 4 milionë euro për të ndërtuar një koshere druri në oborrin e Kryeministrisë.
Bëhet fjalë për ndërtimin e instalacionit me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë. Se ku qëndron interesi publik për të shpenzuar 4 milionë euro për një instalacion druri, kësaj pyetje vështirë se mund t’i përgjigjet një njeri normal.
Jo vetëm kaq, por halldupi i korrupsionit në krye të FSHZH, Dritan Agolli, ka sajuar një procedurë të kufizuar, për të diktuar fituesin e tenderit qesharak. Dhe ashtu ka ndodhur. Çim Fusha është paracaktuar fitues për kosheren e drurit.
Sipas Fondit, oborri i Kryeministrisë është pa funksion dhe i pa trajtuar. “Kjo hapësire përbën një potencial të madh për ta kthyer këtë hapësirë në një arenë funksionesh dhe eventesh të reja me një dizajn bashkëkohor dhe tërheqës” shkruhet në dokumente. Po mijëra sheshe në mes të pallateve në Tiranë, përse nuk janë zhvilluar?
Por, FSHZH shkruan se “hartimi i projektit është detajuar mbi bazën e konceptit, të formuluar nga studioja ndërkombëtare e projektimit ‘Studio Precht’, me zyrat qendrore në Austri”. Sipas saj, koncepti i ‘Eden-it’ është përgjigje e situatës që krijohet në oborr. “Në vend që të vendoset një kopësht në tokë, krijohet një kopësht 3-dimensional që siguron funksione rekreacioni, gjallërie dhe kohe të lirë në nivele të ndryshme. Eden është një zgjidhje e qëndrushme dhe e gjallë për një oborr që krijon vend, një strukturë e hapur dhe e depërtueshme për kohë të lirë private dhe evente publike, një spektakël i bërë nga njëriu, dhe një përkujtuese ndaj natyrës së humbur prej kohësh në mjediset tona të ndërtuara”, thuhet në dokumentet e tenderit.
Fondi shkruan se dizajni i ndjekur në hapësirën e depërtueshme të Eden-it lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme.
Agolli e ka shfrenuar fantazinë me këtë projekt, pasi shkruan se shkallët përfshijnë elementë ulës që janë të lëvizshëm sipas kërkesës, fleksibël dhe të vendosur siç duhet në raste të ndryshme. “Tribuna, një rampë me ulëse, ofron një platformë për evente gjatë ditës (konferenca zyrtare) dhe në mbrëmje (leksione, koncerte, fjalime), ndërkohë që bimët në strukturë mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale dhe do të ofrojë një sfond të bukur për eventet”, thotë FSHZH.
Tallja dhe arroganca janë sa fyese për shqiptarët, aq edhe sfiduese për drejtësinë.
Por, SPAK nxitoi të japë një hetim dhe të arrestojë Safet Gjicin, pas videos duke kryer marrëdhënie në zyrë me agjenten e Berishës, Alma Kaçi.
Kjo strukturë investohet në ngjarje spektakolare dhe me zero interes publik, merret me allatet e Safetit dhe projekte në tentativë qensh, dhe nuk arreston Dritan Agollin për afera me vlerë qindra milionë euro me Çim Fushën, me vetë Safet Gjicin, Salillarin, Ardit Metaliajn, Bashkim Ulajn, Flamur Hoxhën, Alfred Ibrahimi, Alfons Bitri, Genc Kuçuku, Rezarta Bokçiu, Ardit Liçaj, Ilir Tabaku, Odhise Bresha, Pëllumb Beta, Idajet Ismailaj, Fernand Nuha, Mehdi Shabani, Hamz Ismailaj, Donika dhe Ylli Senka etj./Prapaskena