Berisha: Një përfaqësi e studentëve të vijë të dëgjohet në Kuvend

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar nga foltorja e Parlamentit që një përfaqësi e studentëve të vijë të dëgjohet në Kuvend. Ai tha se, nuk them të flasin në sallë, por si grupi i interesit më të fortë që kanë në këtë ligj, ata duhet të dëgjohen nga këto komisione.

“Meqenëse ligji ka ardhur në mënyrë të rrufeshme, antiligjore, antikushtetuese, nuk e kanë konsultuar komisionet respektive, Komisioni i Shëndetësisë, unë gjykoj se një përfaqësues apo një përfaqësi i studentëve duhet të vijë këtu dhe të dëgjohet nga Komisioni i Arsimit dhe i Shëndetësisë.
Nuk them të flasin në sallë, por si grupi i interesit më të fortë që kanë në këtë ligj, ata duhet të dëgjohen nga këto komisione”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Bakja bëhet edhe ndërtues” / Ka nisur ndërtim vilash, denoncimi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat …

Leave a Reply