Video/ Berisha: “Kodra e Trimave” në Himarë, shkaku pse Beleri mbahet i burgosur politik

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi sot një video-denoncim, që tregon se si pikërisht zona e ‘Kodrës së Trimave’ në Himarë është arsyeja pse është arrestuar Beleri.

“’Kodra e Trimave” në Himarë shkaku pse Beleri mbahet i burgosur politik”, shkruan Berisha.

Para pak ditësh, avokati i Fredi Belerit, Edmond Dema tha se Belerin po e mbajnë në burg oligarkët, të cilët kanë ndërtuar e po ndërtojnë pa leje në një kodër në Himarë, të quajtur ‘Kodra e Trimave’, pasi sipas tij, ata janë të interesuar të mbajnë në pushtet kryebashkiakun aktual, pasi nga ai kanë siguri që nuk i ngacmon.

“Tani po dëgjojmë që është një kodër në Himarë që i thonë “Kodra e Trimave”, tani do dalin këto, se ata trimat atje ata po e mbajnë Fredi Belerin. Atje janë ndërtuar një sërë objektesh pa leje, shumica e tyre janë oficerë të lartë të policisë, të Vlorës, Himarës, por edhe nga Tirana, atje janë administrata e Bashkisë së Himarës, që ndërtojnë edhe sot pa leje. Kuptohet ata nuk janë të interesuar që të vijë Fredi Beleri në krye të bashkisë, por të rrijë ky që është tani se ky nuk i ka ngacmuar”, tha avokati.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama e lëshoi Erion Veliajn, e lëshoi për të mbrojtur veten dhe për të zhurmuar fundin thirri Belindin

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion …

Leave a Reply