Nga Ola XAMA
Nga pamjet e rrahjes së dy njerëzve të pafajshëm në Fushë-Krujë kuptuam që:
-Drejtimin e Policisë së Shtetit në atë zonë vazhdon ta ketë fisi Rraja.
– Pas historisë me Xhisielën, licencat në gurore dhe aktivitete të tjera të kësaj familje u shtuan.
-Fuqia dhe pushteti iu rrit sidomos pas atentatit ndaj një prokurori.
– Nëse ndonjë nga këta vjen dhe të dëmton shtëpinë, jepi çelësat.
– Video e forcës në atë zonë do të shtojë votat edhe më shumë për socialistët në vitin 2025.
– Deputeti Rraja e siguron sërish një mandat në listat e socialistëve.
– Deputeti Rraja është më i rëndësishëm se të gjithë deputetët demokratë të rithemelimit, pasi ai u ftua në ceremoninë shtetërore të pritjes së ish-Presidentit Klinton dhe ata jo.
– Fisin Rraja, Partinë Socialiste dhe SHBA i bëjnë bashkë vlerat e demokracisë, funksionimit të shtetit ligjor dhe humanizmit!