Nga Redin HAFIZI
Nuk do të doja që Edi Rama të dështonte kaq keq pasi e dua çdo tokë Shqiptare, ashtu siç dua çdo tokë ku njerëzit jetojnë të lirë apo duan ta bëjnë. Megjithatë kemi një fakt se pas deklarimit që babai Soros lëshoi miliardat e tij tek “little Soros”, vizita e Ramës ishte detyrë. Dihet që Rama njihet si klloun në party, por shumë qesharak në biseda zyrtare. Dështimi i tij nuk duhet që ta nxjerrë në krye të organizimit të takimit në 17 korrik.
Që Edi Rama ka qenë vetëm një bandit lider dhe jo një lider politikanësh ishte e provuar. Anarshizmi nuk është linjë politike, por është një rrugë për politikën ku mund të gjejnë kllounin për interesat. Si një klloun i tillë i thanë jo vetëm familjen që duhej të krijonte por edhe se ku t’i besojë paratë. Tani i thonë se çfarë të bëjë me tokën e Isa Boletinit dhe ai thotë se nuk e ka problem. Lëvizi në të gjitha vendet që kanë probleme me Serbinë dhe në fund Presidenti Vuçiç e tërhoqi si plehrë, për turpin e Shqiptarëve. Vuçiç e njeh dobësinë e Ramës dhe kishte guximin ta kapte për krahu e ta hiqte pasi i tha se kumbarë të Serbisë vendosen vetëm nga Serbët.
Me karagjozllëqet e tij Rama tentoi të dërgonte mesazhin se mbështeste planin që mbulohej si Franko-Gjerman duke deklaruar se kumbarë janë Francezët dhe Gjermanët.
Pra nëse kumbarët e Serbisë zgjidhen në Serbi, çfarë ndryshoi për të treguar kumbarët e Shqiptarëve që ne i kemi zgjedhur që në fillim të ekzistencës si shtet? A po punon qeverria Shqiptare në interes të çështjes Shqiptare?
Refuzimi i Albin Kurtit për t’u takuar me Ramën dëshmon vendosmërinë e Kurtit për të vendosur ligjin në Kosovë në kundërshti të praktikës së Ramës që tallet me Shqiptarët dhe ka krijuar një shtet bandash, si ato që Serbët kërkojnë të ngrenë në Veri të Kosovës.
Megjithatë vizita e Ramës u përshkua më shumë nga gallatat e tij dhe dihet që perëndimi vazhdon ta përdorë atë si mesazher i këndshëm nëpër ballkanin që e do “little Soros”. Janë miliarda dollarë që “big Soros” ka lënë dhe sot për para shitet gjithçka. A do të jetë suksesi i “Little Soros” përballë dështimit të “Big Soros” me Ballkanin? Të gjithë e dinë se George Soros kishte deklaruar si “Perandoria Soros” vendet e ish kampit socialist dhe ndonjë ish republike sovjetike. Më pas ai i uli kërkesat tek zonat më të dobëta dhe më shumë kërkesa. Ai shkoi në Ballkan dhe kërkoi një individ patjetër të degjeneruar, që ta ketë si lodër.
Lëkurëqisia Ramës e ka zgjedhur atë jo vetëm si kryeministër, por edhe si shembull për “Little Soros” ku Rama pati shumë fun në ditëlindje, por Shqiptarët vuajnë sulmet ndaj shtetit në veri dhe Rama mundohet të rregullojë gabimin sipas budallëqeve të tij. Ndodh kur beson Edi Ramën.