Ahmetaj nën hetim edhe për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës, si refuzoi Shkëlqim Cani

Kërkesa e SPAK dërguar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e Arben Ahmetajt përbëhet nga 12 faqe dhe në dokument zbulohet se Ahmetaj po hetohet jo vetëm për inceneratorin e Elbasanit, por dhe për inceneratorët e Fierit dhe të Tiranës.

“Hetimet në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, janë shtrirë në kuadrin e parimit të një hetimi të gjithanshëm, në rolin që ka pasur shtetasi Arben Ahmetaj, jo vetëm në kuadrin e procedurës për dhënien me koncesion të projektit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë, por edhe në atë për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë si dhe ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e vend-depozitimeve ekzistuese në Tiranë,” thuhet në dokument.

Në dosje thuhet se me shkresën e 27 qershorit të vitit 2016, Arben Ahmetaj atëherë ministër i Financave është shprehur se janë përmbushur në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM në lidhje me vijimin e procedurave të koncesionit në rastin e projektit koncesionar të Fierit, miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish-ministrit të Financave, shtetasit Shkëlqim Cani.

Në dosje thuhet se shkresa është nënshkruar vetëm pas komunikimeve që janë shkëmbyer ndërmjet shtetasve Alda Klosi, atëherë funksionare e Ministrisë së Financave.

Kujtojmë se Shkëlqim Cani u shkarkua në 16 shkurt 2016. Ndërsa Alda Klosi, ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit 2023. Arrestimi u krye pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e e Alda Klosit.

“Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8264/1, datë 27.06.2016 është shprehur se janë përmbushur në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM nr.57572013 i ndryshuar në lidhje me vijimin e procedurave të koncesionit, në rastin e projektit koncensionar të Fierit të sipërcituar, miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish-ministrit të Financave shtetasit Shkëlqim Cani, duke pasqyruar si mangësi përveç detyrimit që në zbatim të nenit 22 të VKM nr.575/2013 autoriteti kontraktor (Ministria e Mjedisit) duhet të garantojë mbulimin e kostove financiare, brenda tavaneve afatmesme të miratuara të shpenzimeve të saj.

Shkresa e mësipërme është nënshkruar vetëm pas komunikimeve  të datave 17.06.2016, 20.06.2016, 21.06.2016, 22.06.20 16 që janë shkëmbyer ndërmjet shtetasve Alda Klosi, funksionare e Ministrisë së Financave), Alba Thoma, Gentian Opre (funksionar i Ministrisë së Financave), Etleva Kondi, Alqi Bllako, Geraldina Prodani (funksionare e Ministrisë së Financave), Mimoza Dhëmbi (funksionare e Ministrisë së Financave), emaile këto që më pas përcilleshin nga shtetësja Alba Thoma tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek shtetësja Etleva Kondi”, thuhet në dosje.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply