Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi me një mesazh me rastin e 28-vjetorit të gjenocidit serb në Srebrenicë.
Mesazhi
Sot 28-vjetori i genocidit serb në Srebrenicë.
Miq, sot 28 vjet me parë, falangat serbe të komanduara nga kasapët e Bosnjës, Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç, si dhe paramilitarët e Ministrisë së Brendshme të Beogradit, të urdhëruara direkt nga Sllobodan Millosheviç, kryen aktin më makabër, genocidin e Srebenicës, masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore në Europë. Ata në një kasaphanë të vërtetë ekzekutuan në Srebenicë 8372 burra, gra e fëmijë boshnjak të besimit musliman, të paarmatosur, të grumbulluar aty nën mbrojtjen e trupave të OKB. Në këtë përvjetor duke u përulur me pikëllim të thellë para kujtimit të viktimave të pafajshëm të këtij genocidi, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të tyre dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë barbari të tmerrshme të serbëve në Srebenicë.
Por sot shtoj gjithashtu se shqiptarët janë të parët dhe të fundit në rajon që përjtuan genocidin ciklik dhe barbarinë serbe në rajon që nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të deri në vitin 1999 me operacionin “Patkoi” në Kosovë. Njohja dhe dënimi nga Beogradi zyrtar i genocidit të tij ciklik, ndaj kombeve të rajonit boshnjakëve, shqiptarëve është kusht madhor për paqen dhe stabilitetin në rajojn. #sb