Berisha: Nuk ishte Ahmetaj koka e mbretit. Koka është Edi Rama, por ai ia mbathi sot

Kreu i PD, Sali Berisha than ë konferencën për shtyp se, nuk ishte Arben Ahmetaj koka e mbretit. Berisha tha se, koka është Edi Rama, por ai ia mbathi sot.
“Keni vënë re ju se si vjedh Belinda Balluku?
I coptojnë rrugët me lote. Unaza e Tiranës ka 13 vjet që nuk përfundon me lote.
Përfundoi Rruga e Kombit për dy vite. Përfundoi rruga Levan-Vlorë për dy vite.
Pse e bëjnë kështu? Se kështu vjedhin me Salillarët dhe të tjerë dhe nuk futin kompanitë e huaja.
Kompanitë e huaja nuk janë, se ndjekin standarde të tjera. Ndaj ndërtoheshin rrugë me 2 milionë euro për kilometër. Me respektin më të madh për ndërtuesit shqiptarë, por rrugët janë ndërtuar nga kompanitë e huaja.
Dhe unë u bëj thirrje medieve t’u thonë shqiptarëve të vërtetën për këtë sipërmarje. Është banale të përflitet për sipërmarrje Zoto-Gugallja-Mërtiri.
Kjo është sipërmarrja Rama-Veliaj-Agaçi-Gjiknuri.
Jam përpjekur të ekspozoj Ramën si kreu i organizatës. Nuk e bëj për qëllime politike, por dokumentet të detyrojnë të thuash të vërtetën.
Sot ia mbathi. Ajo që tha avokati, koka e mbretit apo revolucionit, koka e mbretit iku. Nuk ishte Arben Ahmetaj koka e mbretit.
Dhe po të shihni fytyrat e tyre, nuk kishte pamje të papara ndonjëherë.
Do të studiohet edhe leximi i fytyrës, do të dalin aty të gjithë që janë të implikuar. Aty me firma janë me dhjetëra, me dhurata janë me dhjetëra”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply