Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ne do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta. Berisha tha se, nuk ka shoqëri që mund të tolerojë këtë aferë.
“Ne e kemi trajtuar këtë temë me seriozitetin dhe vërtetësinë më të madhe.
Por është e domosdoshme që ne t’u drejtohemi shqiptarëve për këtë çështje.
Në asnjë vend të botës, një qeveri që ka bërë këtë, nuk qëndron.
Dhe nëse qëndron, qëndron për dobësi të opozitës.
Ne do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta.
Kjo është një aferë e tmerrshme. Nuk ka shoqëri që mund të tolerojë këtë aferë.
Do ketë negociata me opozitën. Do bëhen negociata me forca të tjera opozitare.
Por kjo nuk mund të kapërcehet!”, tha Berisha.
Check Also
Para me thasë/ Pamjet brenda Postës në Durrës, momenti kur shefja e financës zbraz arkën dhe largohet
Janë publikuar për herë të parë pamjet nga brenda Postës Shqiptare në Durrës, ku abuzimi …
Gazeta RD