Nga Alba KEPI
Eshtë qelbi i një sistemi që prodhon kukulla matrioshka ku ajo më e madhja mban sozinë e saj brenda e ku më e vogla krijon strofkullën për më të madhen.
Gjykata e Krimeve të Rënda, pra SPAK, ka në zotërim elemente të mjaftueshme që vwrtetojnë se inceneritori i Tiranës është një vepër penale e rêndë e një grupi të strukturuar kriminal ku tê gjithw janë fajtorë e të gjithë duhet të jenë të akuzuar.
Siç dwshmon ky dokument jo vetëm Ahmetaj, Zoti, Mwrtiri e Gugalla, e të gjithë këta në arrati, por dhe Koka (në burg) e Veliaj në Krye të Bashkisë TR kanë firmosur e udhëzuar organizimin e menaxhimin e një afere të tillë korruptive që u kushton shqiptarëve miliona euro për një vepwr publike të paekzistueshme!
Arratija e Ahmetaj, Zotos, Mërtirit e Gugallas, ose më saktë liria e tyre e dhuruar dhe e favorizuar nga ky qelb, tregoi se Reforma në Drejtësi është një rikonfirmim i korrupsionit, ndërsa njëanshmëria e veprimit të ligjit se qelbi është bërë sistem e po mbyt kombin!
Paratë e munguara heqin bukën në sofrën e një familje, paratë e korruptuara limitojnë mundësitë e një komuniteti.
E kukullat matrioshka të këtij sistemit janë omissis i së vërtetës.