Video/ Kushi studentëve të Mjekësisë: Ne marrim vendim dhe nuk ju pyesim fare!

Qeveria dhe Ministria e Arsimit e kishin vendosur pa marrë parasysh argumentet e studentëve të Mjekësisë së Përgjithshme, që t’i vënë ata para kontratës detyruese të shërbimit 5 vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve ose kundrejt pagesës së viteve të studimit, llogaritur pa asnjë transparencë.

Përveç reagimit dhe indinjatës që u shpreh publikisht nga studentët e Mjekësisë, kjo video e mëposhtme ku shihet ministrja e Arsimit, pedagogia Evis Kushi që e mbron projektligjin në fjalë, flet qartë sesi Partia Socialiste dhe deputetët e saj e kanë vendosur ta votojnë ligjin bllokues për studentët që presin të bëhen mjekë pa i dëgjuar arsyet e tyre, që ata mezi arritën t’i paraqesin në Komisionin e Punës falë deputetëve të opozitës, pa praninë e asnjë deputeti socialist.

Po ashtu, në video, ministrja që shfaqet e buzëqeshur dhe miratuese në Komisionin parlamentar për të mbrojtur ligjin dhe ku studentët nuk i lejuan të hynin, shihet dhe dëgjohet ndryshe: një Kushi arrogante si shefi i saj, Edi Rama që vendos veton.

dhe ku studentët nuk i lejuan të hynin, shihet dhe dëgjohet ndryshe: një Kushi arrogante si shefi i saj, Edi Rama, që vendos veton.

PROJEKTLIGJIN “PËR TRAJTIMIN E VEÇANTË TË STUDENTËVE QË NDJEKIN PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MJEKËSI E PËRGJITHSHME” NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË

Përmbajtja e projektligjit: Projektligji, përbëhet nga 11 nene

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply