Studentët e mjekësisë protestë para Parlamentit

Studentët e mjekësisë po zhvillojnë një protestë para Parlamentit, ku kanë kërkuar mos miratimin e projektligjit të propozuar nga qeveria, i cili kushtëzon marrjen e diplomës me 5 vite punë të detyruar ose në të kundërt pagimin e tarifës prej 5300 euro.

Gjithashtu studentët kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Evis Kushi, pas deklaratës së kësaj të fundit se ligji për punën e detyrueshme, do të miratohet dhe për këtë ata nuk do të pyeten.

Një prej studentëve, paralajmëroi po ashtu bojkot të vitit akademik nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky projektligj.

Studentja: Kemi nja një muaj që protestojmë, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi sot. Jua kemi thënë dhe në komision, edhe në intervista, edhe në protesta, edhe në statuse, edhe në forumin e mjekëve që ne do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese çështjen. Jua kemi thënë dhe këtë tjetrën, po ato firma, ku të dorëzohet që këta studentë do të bojkotojnë vitin akademik. Anuloni ligjin, zero kompromis! Ne parlamentin kryesor e kemi këtu! (Për studentët e mjekësisë). Parlamenti i Shqipërisë është gjobëvënie.

 

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply