Protesta/ Deputetët e PD takojnë studentët e mjekësisë: T’u jepet fjala në seancë!  

Pasi takimit me studentët e mjekësisë të cilët po protestojnë jashtë sallës së Parlamentit, deputetë e Partisë Demokratike kërkuan që të futen në sallë dhe të mbajnë fjalën e tyre.

Deputetët e opozitës, të cilët bllokuan foltoren, të përfaqësuar nga Zheni Gjergji, bëri thirrje që fjala e studenteve të dëgjohet në seancë para se të futet për votim.

Gjergji: Sapo vijmë nga një takim me një grup studentesh të mjekësisë, të cilët kërkuan që të jenë pjesë e kësaj seance në Parlament ku do diskutohet e ardhmja e tyre por edhe e sistemit tonë shëndetësor. Ata i kanë nisur një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe ende deri sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje për të qënë pjesë e kësaj seance parlamentare. Studentëve të mjekësisë prej 2 javësh i janë mohuar të drejtat e dëgjesave nga kolegëve mazhorancës. Vetëm ditën e hënë është zhvilluar një dëgjesë në Komisionin e Medias ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve nuk janë lejuar. Prandaj jemi sot këtu për t’i kërkuar zonjë Nikolla që të kijojë një grup negociatash me studentët e mjekësisë që ata të dëgjohen.

Felaj: Garda ka ligjin e saj, që e keni votuar dhe ju. Garda nuk ka lidhje me politikën, por me detyrën e tyre.

About Redaksia

Check Also

Fox News shikon “Trumpin” në zgjedhjet e 11 majit

Zgjedhjet në Shqipëri marrin nuanca ndërkombëtare: Trump, Soros dhe një strateg i ri në Tiranë …

Leave a Reply