Vendimi i qeverisë le pa ujë Kavajën dhe gjithë zonën turistike

Nga Hysen KADIU

Qyteti dhe fshatrat e Kavajës, si asnjëherë më parë, vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm.

Zhveshja nga institucionet po jep pasojat e para. Kur Ne kundërshtonim me forcë dhurimin e Ujësjellës Kanalizime Kavajë (UKK) drejt Bashkisë së Durrësit, e kishim parashikuar dhe denoncuar situatën e tanishme.

E gjithë zona turistike e Kavajës, duke nisur nga Golemi, Qerreti, Karpeni, Bagoja dhe fshatrat rreth tyre, po vuajnë nga mungesa e ujit si asnjëherë mëparë.

Kjo situatë, si në mesjetë, duket si një kronikë e paralajmëruar që para një viti, kur Bashkia Kavajë, asokohe zgjatim i Qeverisë, në një akt që bie ndesh me Ligjin nr. 139-2015_ nenit 23 (pika 1, 2, 3) dhe në kundërshtim me parimet e Qeverisjes Vendore, heq dorë nga UKK, duke ja “dhuruar” Bashkisë Durrës.

Ujësjellës Kanalizime Durrës me metodat primitive të hapjes dhe mbylljes së rubinetit të ujit, jo thjesht sipas oreksit, por duke vendosur në prioritet zonat e Bashkisë Durrës, në mënyrë të padrejtë po i largojnë qytetarëve tanë, jo vetëm një shërbim bazik, por një të drejtë themelore të njeriut, për të pasur ujë të pijshëm!

Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë gjatë! Ujësjellës Kanalizime Kavajë duhet t’i rikthehet në administrim Bashkisë së Kavajës.

Revolucionet e falimentuesve kanë dështuar!

Ftoj qytetarët tanë të përkrahin hapat që Bashkia Kavajë dhe Këshilltarët e djathtë do të ndërmarrin dhe të kërkojmë njëzëri atë ç’ka është e drejtë dhe na përket të gjithëve!

About Redaksia

Check Also

Zyrtarë të lartë në Uashington kërkojnë verifikim për sanksionimin e Berishës

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli …

Leave a Reply