Në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, opozita hyri në sallën e kuvendit, duke mbajtur banderola, për projekligjin e kanabisit dhe aferën e inceneratorëve, si për të lajmëruar se këto çështje, do donominonin debatet e ditës.
Partia Demokratike paraqiti kërkesat, për mocion debati dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e djegësave por shefi i qeverisë mungoi sërish, duke ju shmangur edhe njëherë temës, që po ha kokat e qeverisë së tij.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se aryeja për mungesën e Ramës në Kuvend, është përfshirja e tij, në aferën e incenratorëve, duke e akuzuar se bashkë me kryebashkiakun Veliaj dhe sekretarin e përgjthshëm Engjell Agaçi, kanë përiftuar miliona euro të taksapaguesve.
Përfaqësusit e mazhorancës dhe qeverisë, qëndruan të heshtur, me përjashtim të minisitres së Shtetit Elisa Spiropali, që ju desh të bënte rolin e avokates, duke përdorur si argument, lëshimin që socialistët i bënë, Arben Ahmetaj.
Parlamenti nuk gjeti qetësi. Seanca plenare u ndërpre dy herë, ndërsa opozita kërkonte përgjigje nga kryeministri Edi Rama.
Edhe pasi kamerat u mbyllën, opozita vijoi fjalën në Facebook.
Ndërsa afrohej dreka, Kuvendi ende nuk kishte nisur punimet normale të rendit të ditës, ndërsa kryeministri Edi Rama, i shpallur në kërkim nga opozita, ishte arratisur në jug, duke i nisur pushimet para se Kuvendi të mbyllte dyert zyrtarisht.