Berisha-Ballukut: Tejkalove çdolloj limiti, do kesh fatin e Arben Ahmetajt!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend. Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka  vjedhur paratë e qytetarëve shqiptarëve. Gjithashtu  denoncoi abuzimet e bëra me qiratë e pasurve publike.

Debati

Sali Berisha: Ajo zonja tejkaloi çdolloj limiti. Abuzim i tmerrshëm me qiratë e pasurive publike, bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes, janë 180 mln euro shpërdorime dhe del flet këtu në këtë mënyrë. Ke lexuar raporte apo jo?

Belinda Balluku: Qiratë me 1 euro i ke shpikur t’i me nismën Shqipëria një euro. Nëse t’i ke akuza çojini atje ku duhet ti dërgoni. Drejtohu SPAK-ut..

Sali Berisha: E di përse reagoi kjo për Frida Gugalen, reagoi sepse vetë është kryegugale. Kjo është ministrja që ndan ndërtimet për të vjedhur në çdo km. Raporti i kontrollit të shtetit e nxjerr ministren në krye të hajnisë, ajo ndan lekët për të vjedhur në çdo kilometër me një kosto për 22 milionë euro për km. Të jesh e bindur që ti Balluku fatin e Arben Ahmetajt dhe bërë mirë që erdhe për të mbrojtur Ramën por ju jeni të pa mbrojtur.

Ministrja ka abuzuar me fondet të faktuara dhe ngrihet Balluku dhe e mbron por ty të djeg sepse edhe ti mund të jesh e implikuar. Ka ardhur një raport në parlament, raporti flet për 138 miliardë lekë dëm ekonomik dhe shpërdorime.

About Redaksia

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …

Leave a Reply