Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, ka ngritur sot vetëm një pyetje për një çështje korrupsioni, kësaj radhe në fushën e bujqësisë, që i ka dhënë një goditje të fortë financave të vendit.
“Kush e dëmton bujqësinë më shumë, Frida Krifca apo karkaleci?!”- ka shkruar Balliu në videon e hedhur në TikTok që po shihet në masë.
Pikëpyetja është a do të mbajë ndokush përgjegjësi nga qeveria, Ministria e Bujqësisë në veçanti për faktin që Komisioni Europian e ka ndëshkuar Shqipërinë duke i bllokuar fondet për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural pas korrupsionit që ka zbuluar në programin IPARD II në vitet 2014 – 2020.
Ngrirja e fondeve përfshin një shumë prej 112 milionë eurosh që BE miratoi për IPARD III, programin që do të zbatohej gjatë periudhës 2021-2027, por që Ministrja aktuale e Bujqësisë, Frida Krifca, duket se ia mbylli dyert.
Përgjigjet mund t’i lini më poshtë.