Një 20-vjeçar mbytet në plazhin e Velipojës

Mbytet një 20-vjeçar nga Shkodra në plazhin e Velipojës. Bëhet me dije se viktima është shtetasi Arlind Sylja.

Sipas informacioneve të para, i riu ka dalë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e përsëritur në disa raste në plazhet shqiptare.

Dyshohet se i riu ka pasur komplikacione shëndetësore ndërsa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Ky vit ka shënuar dhjetëra raste të mbyturish në det e liqene, ku jo më larg se në fundjavë u mbytën 4 persona në liqenin e Banjës në Gramsh.

About Redaksia

Check Also

Shifra dramatike/Rama ka shpenzuar 340 milionë euro vetëm për blerje karburanti

Genta VANGJELI Në vazhdën e denoncimeve, sot do të informojmë publikun për 342 mil euro …

Leave a Reply