Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë një konference për mediat nga selia blu, ka denoncuar të gjithë procedurën antiligjore që është ndjekur për të miratuar ligjin për Akademinë e Shkencave.
Me prova shkresore dhe me dokumente, Zhupa ka bërë të ditur se ligji për Akademinë e Shkencave është një ligj që bëhet vetëm për Skënder Gjinushin.
Deputetja Ina Zhupa i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj që të mos e dekretojë këtë ligj.
Deklarata e deputetes Ina Zhupa
Jam para jush sot për t’ju informuar për të gjitha shkeljet proceduriale, ligjore dhe kushtetuese që janë kjo konsumuar nga mazhoranca në procesin legjislativ të miratimit të projektligjit ad personam Skënder Gjinushi.
Referuar këtyre shkeljeve të rënda, që unë personalisht i kam bërë me dije dhe i kam denoncuar gjatë gjithë veprimtarisë parlamentare si në Komisionin Përgjegjës ashtu dhe në seancën plenare, rezulton se mazhoranca bëri çdo shkelje të mundshme, hapur, pa fshehur asgjë dhe të gjithë ishim dëshmitar, që këtë ligj ta miratonte vetëm me një qëllim, krijimin e mundësisë ligjore, që kriteret e emërimit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave, në procesin e radhës, të ndërtohen në atë mënyrë sipas moshës, karakteristikave që plotëson vetëm shtetasi Skënder Gjinushi.
Do ishte më e ndershme, që këtij projektligji ti vendosej titulli “Për disa ndryshime e shtesa për emërimin e z.Skënder Gjinushi, si Kryetar i Përjetshëm i Akademisë së Shkencave”.
Këto prova që po i parashtrojë sot publikisht, do ti dërgohen nga ana ime si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës, me kërkesën për vlerësim të kujdesshëm të këtij ligji dhe për t’i qëndruar besnik Kushtetutës dhe për të mos e dekretuar me shpallje këtë ligj antikushtetues, i cili është një tjetër rekord sa i takon nivelit të antikushtetushmërisë dhe interesave personal të një individi për të cilin ai është nxjerrë.
Në disa deklarata të miat ju mund ta keni vënë re, se kam përdorur termin PUÇIST.
Kjo nuk është një shprehje politike, aspak, as një qasje e imja personale, por një kosnatim real. Disa deputetë të Kuvendit, fillimisht me nismën e tyre, dhe më pas e gjithë maxhoranca ka konsumuar një puç të vërtetë, përkundrejt rregullave në fuqi se si propozohet, si konsultohet, si diskutohet dhe si miratohet një nismë legjislative.
Po i shkele këto rregulla, atëherë nuk mund të quhesh ndryshe vecse një PUÇIST dhe veprimet që kryen quhen PUÇIZËM.
Sepse një puçist apo disa puçista janë ata pjesëtar të një grupi që organizojnë përmes metodave bërjen fakt të marrjes apo dhënies së pushtetit politik, në këtë rast brenda institucioneve arsimore akademike si Akademia së Shkencave.
Kjo ka ndodhur, me shqyrtimin e projektligjit në kundërshtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit, dhe mazhoranca i ka bërë një puç të vërtetë këtyre akteve juridike që Kuvendi duhet tu bindet i pari.
Ja çfarë shkeljesh kanë kryer Puçistët në Kuvendin e Shqipërisë. Po i rendis në rend kronologjik dhe nga shkelja më e vogël, tek më e madhja. Nga fillimi, pra momenti i propozimit, deri në momentin e miratimit të këtij ligji:
Në relacionin që shoqëron projektligjin mungojnë objektivay që synohen të realizohen me miratimin e tij, në funksion të së mirës publike apo si zgjidhje të një problemi.
Po çfarë thotë Rregullorja e Kuvendit, lidhur me këtë çështje?
Në nenin 68, pika 2 të saj, rregullorja përcakton se:
“Projektligji hartohet në formën e një akti normativ dhe shoqërohet me një relacion, i cili përmban:
- Objektivat që synohen të arrihen me miratimin e tij;
- Argumentet se objektivat nuk mund të arrihen me instrumentet ligjore ekzistuese.
Këto janë kërkesa të Rregullores së Kuvendit, ndërkohë që relacioni i nismëtarëve të projektligjit, citon se :
[….] Përmirësimet ligjore të propozuara kanë të bëjnë me ndërtimin dhe funksionimin e Akademisë së Shkencave në përshtatje me nevojat e zhvillimit të vendit si edhe nevojën e rritjes së cilësisë, dobisë shoqërore e praktike dhe integritetit të kërkimit shkencor. […] (dokument Relacioni)
Çfarë objektivash në të mirë të shoqërisë mund të arrihen nga ky Kuvend, kur ndërkohë sipas nismës ligjore të propozuar, dhe tashmë të miratuar, synohet vetëm që Kryetari Aktual i Akademisë së Shkencave, të vazhdojë të qendrojë në detyrë edhe pas moshës 75 vjeç ? Këtë vetëm propozuesit mund ta dinë, dhe mund ta kuptojnë si dobi shoqërore!!, apo si nevojë për zhvillimin e vendit!!!!!!
Pra, lind pyetja: Si është vlerësuar nga propozuesit se arrihet një dobi shoqërore duke bërë të përcaktuar me ligj, që jo vetëm kryetari Skëndër Gjinushi, por të pestë anëtarët e kryesisë të mund të qëndrojnë në të njëjtat poste për dymbëdhjetë radhazi?
Kjo është dhe shkelja e parë e rregullores së Kuvendit, në këtë proces ligjvënës, sepse nuk përputhet aspak objektivi i shkruar në relacion me përmbajtjen e projektligjit të shkruar që pasqyron qëllimin real. Pra objektivi i shkruajtur në relacion është i pavrëtetë dhe fiktiv.
Kjo provohohet edhe më tëpër, në përmbajtjen vijuese të vet relacionit. Pse?
Sepse në relacionin e paraqitur në dy faqe, përshkruhen “shumë bukur” lavdërime për ligjin aktual dhe për “suksese të papara” të Akademisë së Shkencave. Pra, jo vetëm që mungon problemi dhe zgjidhja që duhet evidentohej përmes këtij projektligji të ri, por nga ana tjetër bëhet një promovim indirekt i qëllimit real të projektligjit të paraqitur që është dhënia e garancive se në pozicionin e Kryetarit të
Akademisë së Shekncave duhet të vijojë të qëndrojë Kryetari Aktual, që sipas propozuesve është i suksesshëm.
Nëse Akademia e Shkencave ka vepruar konform ligjit në fuqi, dhe nëse veprimtaria e saj është e mbushur me suksese, atëherë përse do të duhet ta ndryshojmë ligjin e funksionimit të saj?
Nëse në asnjë paragraf të relacionit të paraqitur nuk evidentohet asnjë problem, dhe asnjë e metë, as ndonjë mundësi e humbur nga parashikimet e ngurta të ligjit aktual, për Akademinë e Shkencave, atëherë përse duhen dhe ishin të nevojshme këto amendamente, dhe pse me kaq urgjencë !!!!!!! ?
Përse i duhen Shqipërisë, këto ndryshime ligjore ?
Mashtrimi për propozuesit e vërtetë të Projekt-ligjit
Ky projektligj procedurialisht erdhi si një propozim i dy deputetëve Petro Koçi –Ismet Beqiraj.
Në mbledhjen e Komisionit të Edukimit, është paraqitur i pa ftuar, për interesin e tij personal, z.Skënder Gjinushi, i cili e pranoi hapur, me zë dhe figurë, që kry projektligj është një propozim i tij, dhe pa e patur problem, ai zëvendësoi dhe u mbivendos në prezantim të projektligjit me Z. Beqiraj – deputet. Pra që këtu, humbi autoriteti propozues i nismëtarit, pra deputetit, dhe këtë rol, e mori vet Skëndër Gjinushi – Kryetari aktual, i Akademisë së Shkencave.
Sipas nenit 81, pika 1 të Kushtetutës, të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës. Zoti Gjinushi, nuk është asgjë, dhe nuk përfaqëson asnjë prej këtyre organeve, e aq më pak popullin.
Atëherë, kush e thirri, si u paraqit, dhe përse pohoi ai përpara Komisionit se është nismëtar i Projektligjit, ndërkohë që relatonte zoti Beqiraj.
Pra, rezultoi e provuar përpara anëtarëve të Komisionit të Edukimit, se zoti Gjinushi, e kishte shkruajtur vet projektligjin për vete, dhe ja kishte dhënë zotit Beqiraj, për ta prezantuar, por duke qenë se ky i fundit, nuk po mundte dot ta mbronte nismën, ai, pra Gjinushi, vjen pa ftuar dhe sillet si zot në Komision, sikur të ishte deputet dhe zëvendëson rolin e depetetit.
Kuvendi u gjend para faktit që ishte mashtruar.
Pasi deputeti Beqiraj i pyetur nga akademiku Artan Fuga tha se:
Mendoj për këto ndryshime duke dëgjuar dhe ndjekur analizat vjetore të akademisë, dhe ishte puna e tij edhe Z. Petro Koçi. Të mashtrosh Kuvendin e Shqipërisë dhe ta kalosh lehtë, nuk është normale. Për këtë mjafton të ndiqni vidion. (Video 1 Gjinushi ne komision)
Ndaj edhe unë jo më tok, i quaj Petro Gjinushi dhe Skënder Beqiraj sepse në këtë rast, ata vet, e bën gjithë situatën mëse të qartë se ata si deputetë, ishin vetëm prestanome të Skënderit, siç përdor bota e krimit shtetas të tjerë, për të fshehur pasuritë e tyre.
Mosdeklarimi i takimeve, shkelje e etikës
Rregullorja e Kuvendit, pra akti me natyrë kushtetuese që përcakton procedurat se si propozohet ligj-bërja, kërkon që deputetët që ndërmarrin iniciativa ligjore duhet të dëshmojnë, tregojnë, shpallin, regjistrojnë të gjitha takimet e tyre, kohën, tematikat e diskutimit, me të gjitha agjencitë për të cilat ata ndërmarrin iniciativa ligjore.
Kodi i Sjelljes së Deputetit, i hyrë në fuqi me vendim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë numër 61/117, Kod me fuqi ligjore, shprehet:
Neni 21:
Pika 2: Transparenca e kontakteve të deputetit me lobistët, organizatat e shoqërisë civile, grupeve të interesit zbatohet për të gjitha rastet, përfshirë kontaktet jashtë mbledhjeve të Kuvendit dhe komisioneve të tij.
Pika 3: Ai (deputeti) duhet të bëjë publike takimet me ta, objektin e diskutimeve dhe shkallën e mbështetjes që do të sigurojë për kërkesat e paraqitura nga subjektet kërkuese.
Pika 4: … Këto dokumente depozitohen në komisionet parlamentare ose në Sekretarinë e Kuvendit
Pika 5: Dokumentet shkresore… publikohen në faqen zyrtare të Komisionit parlamentar”.
Nëse zoti Gjinushi, zoti Koci, zoti Beqiraj janë takuar për të konkluduar mbi propozimin e këtij ligji, që favorizon drejtpërdrejtë zotin Gjinushi, a mund të konsiderohet ky i fundit Lobist, apo Advokator i çështjes në interes drejtëpërdrejtë të tij?
Situata është e pastër që po. Në këtë mënyrë asnjë nga kërkesat e mësipërme, të Kodit të Etik, nuk rrezulton të jetë zbatuar, dhe asnjë dokument nuk është depozituar, ndërkohë që vetë z.Gjinushi e pranon që janë takuar për tju dhënë ligjin.
Ja ku kemi dhe një tjetër shkelje, një situatë papajtueshmërie, apo konflikti interesi që askush nuk përpiqet ta fshehë, por përpiqen ta minimizojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur, ndërkohë që situata është tepër e rëndë.
Konflikti i interesit Beqiraj-Gjinushi, edhe Gjinushi me ligjin.
Deputeti Ismet Beqiraj ka deklaruar në seancë degjimore të datës 28 Mars 2023 për veprimtarinë e Akademisë:
“Po e kam mik Skënder Gjinushin, edhe jam shumë krenar. Është një burrë i nderuar”.
Atëherë në këtë situatë lind një pyetje për si për zotin Beqiraj por dhe për z.Gjinushi:
Ndërkohë që e ke mik, dhe je krenar për këtë miqësi, si mund të propozosh ligje, për të përkrahur mikun tënd, që ky i fundit, ti hiqet çdo pengesë ligjore, biles të favorizohet, për të marrë një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave?
Si mundet të shfrytëzohet miqësia personale, për të sjellë në tryezën e Kuvendit, për të siguruar kartonat e tij, që të krijohet një rregull ligjor, që të favorizon ty, për të marrë një mandat tjetër në krye të Akademisë së Shkencave?
A jeni ju të dy z.Gjinushi dhe z.Beqiraj në një situatë të pastër papajtueshmërie dhe konflikti interesi ?
Këtu duket se jemi përpara një situate që pa frikë mund të titullohet:
Corruption Proffing – Korrupsion Legjislativ, pra shkalla më e lartë e paligjshmërisë dhe përfitimit të padrejtë, jo përmes shkeljeve të ligjit, siç jemi mësuar ta shohim fenomenin e korrupsionit, por përmes hartimit të ligjit me qëllim përfitimin e padrejtë.
Është shkelur hapur, Kodi i Sjelljes së deputetit:
Neni 13
Konflikti i interesit
- Konflikti i interesit është situata kur një deputet është subjekt i një interesi privat, që mund tē ndikoje në kryerjen siç duhet të përgjegjësive dhe detyrave publike.
- Deputeti, kur ndodhet në situatë konflikti interesi, deklaron gojarisht në fillim të seancës plenare ose të mbledhjes së komisionit apo organeve të tjera parlamentare. Deklarimi regjistrohet në procesverbalin e mbledhjes përkatëse. Kopje e procesverbalit i dorëzohet shërbimit përgjegjës për deputetët.
- Kur një deputet, gjatë procesit ligjvënës, është subjekt i një interesi privat dhe mund të ndikohet nga çështja në shqyrtim, bën deklaratë me shkrim dhe e dorëzon pranë shërbimit përgjegjës për deputetët. Deklarata me shkrim e deputetit për konfliktin e interesit, rast pas rasti, publikohet ne faqen zyrtare të Kuvendit në internet.
- Deputeti nuk ka të drejtë të votojë për një projektligj ose dokument tjetër politik kur ka konflikt interesi dhe as të promovojë projektligje ose interesa për shpërblim/pagese apo për përfitime të drejtpërdrejta ose të tërthorta.
- Deklarata me shkrim e deputetit për konfliktin e interesit, rast pas rasti, publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit ne internet.
Mos u çudisni që pas 2025, Beqiraj të bëhet akademik si dhjetra deputetë të tjerë që kanë gjetur strehë në Akademi siç e raporton edhe media prestigjoze Birn, pasi lobuan dhe kaluan ligjin e parë antikushtetues për Gjinushin, ku e lejonin të ishte kryetar edhe pa dekret të Presidentit.
Gjinushi po ashtu erdhi në komision, edhe u vetëdeklarua propozues sic e dëgjuat në video, është në konflikt interesi. Sepse ka propozuar nëpërmjet Beqiraj-Koçit një ligj me porosi për vete, nje ligj që e bënë vetë, e mbron vetë edhe fiton vetë.
Konflikt i pastër interesi, situatë e pastër papajtueshmërie.
Dhënie e mendimit e institucionit ASH, një shkresë që tregon nivelin e manipulimit të institucionit dhe mashtrimin e kuvendit, përsëri nga Skënder Gjinushi. Mashtrimi i rradhës i kuvendit.
Në datë 7 korrik 2023, ftesës së komisionit për të qënë anëtarët e asamblesë, kryetari dhe kryesia në dëgjesë për ligjin, Gjinushi i përgjigjet me një letër zyrtare si kryetar ku shprehet se “zgjodhëm t’jua çojmë me shkrim për të kursyer kohën tonë të vyer “i njëjti Skënder që vjen të nesërmen e ftesës në komision me Vasil Tolen edhe Shaban Sinanin. (shkresa e ASH)
Mashtrim dhe kontradikta si në cdo hap të ligjit, i cili ndryshohej herë pas here gjatë komisioneve, hiq e vër, nene për pagat.
Mendimi i akademikëve mungonte!
Asnjë akademik nuk kishte sjell asnjë mendim, siç solli akademiku Fuga.
Ishte një shkresë me firma të vetë anëtarëve të kryesisë në konflikt interesi, të shumë anëtarëve politikan që dikur kishin punuar për ligjin tjetër antikushtetues për Gjinushin, të disa anëtarëve emeritues që s’janë anëtarë të asamblesë.
Pra një shkresë “nul”, si vetë procesi i ligjit me porosi.
Asnjë mendim, asnjë gërmë e shkruajtur nga ndonjë akademik, vecse disa firma të hedhura rrëmujshëm, në një copë letër që nuk thoshte asgjë, për mandatin e Kryetarit pas 75 vjec, apo rradhazi!!!
Shkresa përmend një vendim të vitit 2022, ndërkohë që projektligji nuk citonte dhe as përmende ndonjë lidhje më të, apo me vendime të ASH, apo referenca në të, sic thotë shkresa e manipuluar.
Ndërhyrja me ligj në mes të një procesi zgjedhor, që duhet kishte nisur.
Shkelja tjetër që bën Kuvendi është ndërhyrja në një proces zgjedhor të Akademisë së Shekncave, përmes kohës së shqyrtimit të projekligjit.
Projektligji për akademinë e shkencave mund të shqyrtohej deri në maj 2023 dhe jo më vonë. Pse?
Sepse pas kësaj periudhe Akademia e Shkencave sipas ligjit në fuqi, pra atij akutal hynte në periudhë zgjedhore.
Në muajin Maj mbaroi mandati i nenkryetarit dhe në 19 korrik 2023 mbaroi dhe mandati i Kryetarit Gjinushi.
Sipas statutit të Akademinë e Shkencave nenit 15 të tij, me titull “Zgjedhja e Kryetarit”, përcaktohet se:
“Dita e votimit caktohet 30 ditë para mbarimit të afatit të mandatit të Kryetarit paraardhës.”
Pra dita se kur duhet të zhvilloheshin zgjedhjet në Akademinë e Shkencave për organet drejtuese të saj, maksimalisht duhet të ishin zhvilluar në datën 19 qershor 2023. Ky ishte dhe afati fundor, që sipas ligjit zgjedhjet duhet të kishin përfunduar.
Por, nëse këto zgjedhje do të zhvilloheshin brenda kësaj date, atëherë sipas ligjit, në fuqi, zoti Skënder Gjinushi, nuk mund të kandidonte, sepse nuk plotësonte kriteret.
Atëherë për të hequr çdo pengesë ligjore duhej aktivizuar mekanizmi parlamentar dhe zgjedhjet duhet të shtyheshin.
Dhe kjo ka ndodhur në fakt.
Pucistët e Kuvendit kanë ndihmuar përmes ligjit, që pucistët e akademisë të marrin sërish peng institucionin e dijes dhe shkencës – Akademisë së Shekncave.
Shkeljet dhe dritëshkurtërsia vijojnë.
Në nenin 17, me titull “Votimi”, parashikohet se:
“1. Mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të ri e hap dhe e drejton Kryetari i Akademisë së Shkencave…”.
Cili Kryetar do ta hapë mbledhjen për votimet, kur personi që mban vulën e Kryetarit aktualisht, në atë kohë do të jetë pa asnjë mandat?
Pra nga njera anë Gjinushi bllokon mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e ri të Akdamisë së Shkencave, dhe nga ana tjetër Kuvendi, investohet për të ndryshuar ligjin, për ti hequr cdo pengesë Gjinushit që të zgjidhet kryetar.
Në këtë mënyrë jo vetëm zgjedhjet e rregullta, sipas ligjit janë hedhur në erë, por edhe janë bërë të pamundura sipas ligjit dhe statutit në fuqi.
Kujtoj që edhe sot, ky ligj i ri, i miratuar në seancën e fundit, nuk ka hyrë në fuqi, por prapë zgjedhjet mbeten të bllokuara.
Puçistë në akademi mbajnë institucionin pa kryesi legjitime edhe pa zgjedhje, ndërsa puçistë në parlament fusin ligje pa rregulla, me porosi dhe në shkelje të kushtetutës.
Kuvendi nuk mund të bëj ligje për një institucion në një periudhë zgjedhore, sepse këtu do të kishim ndikim në rregullat e konkurimit, dhe natyrshëm paracaktim me ligj të rezultatit të tyre.
Kërkesa proceduriale në Kuvend pa përgjigje kur votohej në komision.
Ka 3 kerkesa të depozituara në Kuvend, për çështje të ndryshme të cilat sipas rregullores së Kuvendit, duhet merrnin përgjigje përpara votimit të projeklgjit.
Kërkesa drejtuar Keshillit te Mandateve, Etikes dhe Rregullores, kerkesa kryetares se Kuvendit dhe kerkesa Sekretariatit per Procedurat, Votimet dhe Etiken.
Ende nuk ka një përgjigje zyrtare edhe pavarësisht kësaj miratojnë duke prishur rradhën e proceseve.
Nuk mund të kalojnë në miratim pa mbyllur të gjitha procedurat brenda kuvendit.
Thirrja e mbledhjes së komisionit të edukimit dhe zhvillimi i saj në kundërshtim me rregulloren, duke e bërë që sipas kushtetutës të mos prodhojë pasoja ligjore.
I gjithë publiku, media, deputetët ishin dëshmitarë të një mbledhje klandestine, që u zhvillua ditën e mërkurë, datë 19 korrik në Komisionin e Edukimit. Dua tju sqaroj pse eshtë e paligjshme.
Sipas rregullores së parlamentit mbledhja e komisionit
Neni 32 Mbledhjet e komisioneve
Mbledhjet e komisionit të përhershem thirren nga kryetari i tij. Ato mund të thirren edhe me kërkesën e jo më pak se një të katërtës së anëtarëve të komisionit ose me kerkesën e Kryetarit të Kuvendit, duke përcaktuar në kërkesë dhe çështjet që do të diskutohen në mbledhje
Pra mund të thirren me një kërkesë të depozituar nga 1/4 e komisionit pra 7 anëtar.
Kërkesa është depozituar disa orë pas zhvillimit të vet mbledhjes. Paligjshmëri totale, Falsifikim intelektual i pastër.
Sepse faktet dhe rrethanat e parashtruara në kërkesë, janë paraqitur kohë më mbrapa, nga vet zhvillimi real i mbledhjes.
Kjo kërkesë edhe e depozituar në kohë vazhdon të njëjtën procedurë që thotë;
neni vijues 33. Organizimi i punes
Kryetari i komisionit, në keshillim me zëvendëskryetarët dhe sekretarin e komisionit, i propozon për miratim komisionit programin e punës dhe kalendarin e punimeve të tij. Kryetari i komisionit përgatit rendin e ditës, organizon punën për zhvillimin e mbledhjeve të komisionit dhe kryeson mbledhjet e tij;
Pra kushdo që ta thërrasi, përsëri rendin e ditës e përgatit kryetari dhe i drejton ai mbledhjen.
Vetëm kur kryetari deklaron pamundësinë për të qënë, ateherë i lind e drejta nënkryetarit.
Anëtarët e komisionit nuk janë lajmëruar për këtë mbledhje nga sekretaria e komisionit siç e kërkon rregullorja.
As kërkesa e depozituar nuk i është bërë e njohur kryetares deri në orën 2:39 dhe anëtarëve as sot që unë po mbaj këtë deklaratë.
Aq më tepër që nuk mund të jenë në të njëjtët ditë pasi funksionon llogjika e njoftimit zyrtar në kohë dhe marrja e masave për pjesëmarrje.
Unë personalisht, kam qenë në Kuvend me komitetin parlamentar të MSA-së dhe nuk arrita të merrja pjesë nga mosnjoftimi zyrtar, mungesa e kërkesës së protokolluar dhe zhvillimi i saj vetëm 4 minuta. Rekord parlamentar.
Pra një mbledhje e paligjshme, ndërkohë që kryetarja priste kërkesën për të organizuar punën siç ja kërkon neni 33 dhe e ka shprehur me email zyrtar.
Ndërkohë jo më larg se dje në një intervistë në media Petro Gjinushi (Koci) është bërë publike deklarata e tij se ka dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij si nënkryetar i komisionit të edukimit që prej datës 11 korrik 2023, pasi kolegët socialist nuk po pranonin të shkelnin rregulloren.
Kjo që thotë Petro, e vë atë edhe më thellë në pozita paligjshmërie, edhe mbledhjen po ashtu edhe më jo të ligjshme. Sepse ai që në datë 11 korrik kishte krijuar vakancën në pozicionin e nënkryetarit, nuk kishte se si të ulej si drejtues, si nënkryetar me datë 19 korrik 2023, kur vetë thirri një mbledhje klandestine, e ndërkohë që nuk ishte Nënkryetar.
Sipas nenit 78 të kushtetutes, pika 2, mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë.
Për rrjedhojë mbledhja vet dhe vendimmarrjet e prodhuara aty janë nul, dhe rrjedhimisht projektligji nuk mund të kalonte në seance plenare. (Foto e kërkesës së protokolluar dhe orës që duket)
Votim nul me shumë anëtarë seç ka PS, 10 anëtar, morën pjesë në votim 11 anëtar siç shikohet edhe nga procesverbali.
Si për ta bërë edhe me qesharake edhe të paligjshme.
Siç mund ta shikoni PS ka 10 anëtar të përhershëm në Komisionin e Edukimit, por në çdo rast ata mund të zëvendësohen kur mungojnë nga kolegë zëvendësues.
Por në çdo rast nuk mund të këtë 11 anëtar votues.
Rregullorja e kuvendit në Nenin 21/1, përcakton se:
Anëtari i një komisioni, nënkomisioni ose këshilli, në rast mungese ose pamundësie për të marrë pjesë në mbledhje, zëvendësohet nga një prej anëtarëve të caktuar në vendimin e Kuvendit ose në urdhrin e Kryetarit të Kuvendit.
Pra mungojnë 3 zëvendësohen me 3, por kurrësesi me 4 apo me 5! (Foto procesverbali i prezencës)
Mos pasja e një raporti nga relatorët kur u votua për tu futur në rend dite. Edhe pse me mbledhje të paligjshme që nuk sjell asnjë pasojë, me një kërkesë nga grupi PS, donin të ndryshonin rendin e ditës. Kjo do ishte e pamundur edhe sikur mbledhja e një dite më parë të konsiderohej e rregullt.
Rregullorja e Kuvendit nëNenin 70, përcakton se:
Raporti i komisionit përgjegjës dhe mendimet e komisioneve të tjera Pika 3. Pas shqyrtimit të projektligjit, komisioni përgjegjës harton një raport për në seancë plenare duke bërë propozimin për miratimin e tij siç është paraqitur, miratimin me ndryshime ose rrëzimin e projektligjit. Pika 4. Raporti i komisionit përgjegjës dhe mendimet e komisioneve të tjera ose i Këshillit për Legjislacionin hartohen jo më vonë se 4 ditë nga përfundimi i shqyrtimit. Raporti përmban të gjitha ndryshimet e bëra në komision, si dhe propozimet e bëra nga komisionet për dhënie mendimi. Në rast mospranimi të propozimeve ose sugjerimeve të komisioneve të tjera, komisioni përgjegjës paraqet në raport argumentet përkatëse.
Raportet shumëfishohen dhe u shpërndahen deputetëve dhe Këshillit të Ministrave të paktën 1 javë përpara datës së shqyrtimit të projektligjit në seancë plenare.
Në rastin kur projektligji shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, afati i paraqitjes së raportit është të paktën 2 ditë përpara seancës plenare.
Pra edhe ai i studentëve dhe kanabizimit që ishin me procedurë të përshpjeguar e kishin të paktën 2 ditë raportin!
Ndërkohë në orën 09:52 minuta ne relatorët kemi marrë me e-mail zyrtar nga sekretarja e Komisionit një draft raport për të cilin duhet të japim mendime për të marrë trajtën përfundimtare.
Sipas nenin 38, pika 5.1. Pas miratimit në tërësi të projektligjit, relatori/relatorët hartojnë raportin të cilin ia përcjellin komisionit përgjegjës dhe seancës plenare. Raporti përmban ndryshimet e miratuara në komision, si dhe rekomandimet për komisionin përgjegjës. Për hartimin e raportit relatori/relatorët mund të kërkojnë të ndihmohen nga specialistë të Këshillit të Ministrave të lidhur me çështjen, deputetët nismëtarë nga shërbimi juridik në Kuvend, si dhe nga ekspertë të tjerë.
Ndërkohë unë do të kërkoja mendim nga specilistët e KM meqë s’kanë qenë të pranishëm në komision sipas rregullores kur shqyrtohen projektligji.
Pra asnjë raport final nuk kishte kur votohej, jo më të ishte konform rregullores të shpërndahej 1 jave para. (Foto emaile me orë draftprogram dhe fakti që janë mbledh të mërkurën e bën të pamundur pasjen e një raporti një jave para)
Votim i fallsifikuar sikur kishte kuorum 3/5 që siç shikohen nga video nuk e kishte.
Për ta çuar çmendurinë e saj deri në fund, arrihet deri aty, sa të falsifikohet sy më sy prezenca e opozitës në komision. Ndiqni videon dhe shikoni me sy sallën për të kuptuar që aty nuk janë 11 deputet siç pretendoi Nikolla.
Jane 41 deputetë prezentë nga opozita në momentin e votimit antiligjor. (Video) Gënjeu haptazi për numrin prezent të deputetëve nga të dyja krahët për të shpikur një kourum që nuk u arrit.
Ndaj nuk pranoi edhe kërkesën tonë votim elektronik, sepse kjo do ti nxirrte zbuluar.
Edhe të ishte miratuar me procedura të rregullta, ligji në vetvete është antikushtetues.
Ligji Gjinushi, edhe sikur të kishte ndjekur një rrjedhje normale të shqyrtimit parlamentar edhe të ishte votuar nga votat e socialistëve prap është antikushtetues në thelbin e vet.
Kjo çështje ka gjetur shtjellim të zgjeruar dhe objektiv, nga akademiku Artan Fuga në dëgjesën përpara Komisionit të Edukimit, por Petro Gjinushit dhe Skënder Beqirajt nuk i bënte përshtypje.
75-vjeçarët në Akademinë e Skencave janë emeritues dhe ndalohet të zgjidhen dhe të kandidojnë, vetëm njërit i lejohet të jetë mbi 75 vjeç Kryetar?!
– Sipas pikës 4 të nenit 6 të ligjit:
“Anëtarët e Asamblesë që mbushin moshën 75 vjeç marrin statusin e anëtarit Emeritus. Ata nuk përfshihen në llogaritjen e kufizimeve të pikës 1 të këtij neni.”
Këtu shënojmë pra që ligji në fuqi konsideron se faktori moshë, pa përjashtuar askënd, merret si parametri kryesor që karakterizon në formë të përmbledhur një kufi moshor pas të cilit anëtari i Asamblesë kalon në një status tjetër.
Numri i Emeritus-ave mund të jetë pa kufizim sepse ata nuk llogariten tek numri i anëtarëve të Asamblesë që përcakton si të tillë pika 1 e këtij neni.
– Neni 8, pika 7 përcakton se:
“Mospjesëmarrja e“anëtarit Emeritus” nuk cenon arritjen e kuorumit apo përcaktimin e shumicave të cilësuara.”.
Shihet se ka një zbehje të rolit të anëtarit Emeritus në mënyrën e funksionimit të Akademisë së Shkencave.
Kjo pikë nuk do të thotë tjetër veçse atë që, si të marrin pjesë, si të mos marrin pjesë Emeritusit në mbledhje, kjo gjë nuk ka rëndësi për të plotësuar kushtet normative dhe institucionale të funksionimit të Asamblesë.
– Pika 10 e nenit 9 thekson :” Anëtarët Emeritus përjashtohen nga detyrimet e pikës 2 të këtij neni.”
Çfarë thotë pika 2?
3.Anëtarët e Asamblesë kanë të drejtë dhe detyrë… Të marrin pjesë aktive në Mbledhjet e Asamblesë, të seksioneve dhe të komisioneve.”
Pra, përndryshe kjo do të thotë se ligja nuk e detyron një Emeritus që të marrë pjesë në ndonjë aktivitet të Akademisë, të seksioneve, apo të komisioneve.
Ai po të dojë merr pjesë, nëse jo, është i lirë të mos marrë pjesë.
– Po pika e 10 e nenit 9, thekson: “Anëtarët Emeritus përjashtohen… edhe nga e drejta për t’u zgjedhur në organet drejtuese.”
Pra me këtë ligj, nga njëra anë asgjë nuk do ta detyronte akademikun Emeritus të merrte pjesë në veprimtaritë e Akademisë së Shkencave, nga ana tjetër Kryetari i Akademisë me statusin sipas ligjit (nëse ka mbushur moshën 75 vjeç) Emeritus është i detyruar me ligj që:
Neni 13 (Kryetari)
“Detyrat e Kryetarit janë:
- Drejton dhe organizon punën e Akademisë…”
Kryetari i Akademisë do të ishte i detyruar nga ligji, sipas nenit 14 të saj, ta drejtonte punën e Akademisë, ndërsa si Emeritus ai do të ishte i lirë që nëse do të donte mund të punonte, nëse jo mund të mos shkonte fare edhe në mbledhje?
Ja si shkelet barazia e akademikëve përpara ligjit.
Me mbushjen e moshës 75 vjeç, anëtarët e Asamblesë, përgjithësisht kalojnë në një status, i cili u heq disa të drejta dhe detyrime që ata kishin deri një orë përpara se të mbushnin këtë moshë.
Të gjithë me përjashtim të njërit!!! Atij që është Kryetar i Akademisë së Shkencave.
Askush nga akademikët nuk mund të ketë pas moshës 75 vjeç të drejta dhe detyra si akademik apo akademik i asociuar.
Me përjashtim të njërit, i cili merr dhe ushtron edhe më shumë kompetenca sepse është ai që drejton Akademinë.
I njëjti ligj krijon pabarazi mes akademikëve Emeritus. Njëri prej tyre privilegjohet në krahasim me të gjithë të ngjashmit e tij.
Në këtë pikë do të vinim në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, e cila në nenin e 18 të saj afirmon: “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”.
Heqja e fjalës Rradhazi- heqën nocionin pse u ndryshua ligji që të lejonte demokraci, rotacion dhe parime llogaridhënie.
Por sjell kapjen e akademisë për 8 apo 12 vjet!
Asnjë përmirësim si sjell akademisë, por vetëm interesit të Skënder Gjinushit.
Është hera e dytë që kuvendi miraton ligje antikushtetuese ad personam për Skënder Gjinushin.
Herën e parë ja dolën sepse i kaloi afati dy vjeçar ligjit pa e çuar opozita e atëhershme.
Kur unë e dërgova çështjen në Gjykatën Kushtetuese, nuk godisja dot me ligjin që ka ngel antikushtetues, por mandatin e Skënder Gjinushit i cili ishte në mbarimin e tij.
Kësaj rradhe ndryshon historia, do ndiqet çdo hap denoncimi institucional dhe do dërgohet në Gjykatën Kushtetuese me një dosje të plotë shkeljesh!
Nga kjo dalje publike, i kërkoj Presidentit të Republikës, që ta vlerësoj me shumë kujdes këtë ligj, dhe të mos lejojë që ky ligj të bëhet pjesë e rendit të brendshëm, por ta rikthejë atë për rishqyrtim në Kuvend, me qëllim që Kuvendi në sesionin e ri parlamentar, ti thërrasë mendjes, dhe të terhiqet nga iniciativa të tilla, ku përmes falsifikimeve, dhe tjetërsimeve të fakteve, e ndërhyrjeve të padrejta, synohet të realizohet një “puç i dytë”, ndaj Kushtetutës, ndaj lirisë së institucioneve akademike dhe pavarësisë politike të tyre, ndaj parimeve kushtetuese, parlamentarizmit dhe parimeve demokratike. Personalisht jam e angazhuar, që këtë proces ta ndjek deri në fund.
E ftoj dhe Prokurorinë e Posacme, që ta ndjekë këtë proces, dhe të vlerësojë nëse jemi përpara nevojës për fillimin e verifikimit apo të ushtrimit të ndjekjes penale, për vepra penale, të konsumuara përgjatë veprimtarisë administrative dhe/apo parlamentare, që kanë synuar arritjen e qëllimeve të mbrapshta si më sipër shpjeguar.
Faleminderit.