Kolumbiania Claudia Sofia Cameron Jaimes protestoi sot në një mënyrë të pazakonte para Prokurorisë së Tiranës duke u shfaqur nudo, për shkak se organi i akuzës i mbajti peng pasaportën. Përpjekja e të resë nga Kolumbia duket se ka funksionuar, pasi nesër Prokuroria do t’i kthejë asaj pasaportën.
Sipas asaj që Top Channel raporton, mësohet se ajo ka dëshmuar në Polici se e pa si të vetmen zgjidhje të dilte nudo para Prokurorisë në këmbim të pasaportës që po i mbahej peng, veprim të cilin nuk e cilëson aspak të turpshëm.
“E pashë si të vetmen mënyrë për të kërkuar të drejtën time, unë kam ngecur në Shqipëri, nuk më japin pasaportën, nuk është veprim i turpshëm”, mësohet të ketë thënë e reja.
Si qëndron e vërteta pas kësaj revolte të pazakontë në kryeqytet?
Pak muaj më parë Claudia Sofia Cameron Jaimes është ndaluar në Tiranë nga policia me 5 gramë kokainë dhe kjo ka bërë që Prokuroria të nisë një hetim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Pasaporta i është mbajtur peng me qëllim ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë. Siç ndodh rëndom, procesi është zvarritur dhe ajo vendosi të protestojë me ‘bujë’. 5 minuta nudo para Prokurorisë duket se ia ka vlejtur pasi mësohet se nesër Prokuroria do t’i kthejë pasaportën vajzës kolumbiane.