Doli nudo përpara Prokurorisë, kolumbiania merr nesër pasaportën: S’kisha zgjidhje tjetër!

Kolumbiania Claudia Sofia Cameron Jaimes protestoi sot në një mënyrë të pazakonte para Prokurorisë së Tiranës duke u shfaqur nudo, për shkak se organi i akuzës i mbajti peng pasaportën.  Përpjekja e të resë nga Kolumbia duket se ka funksionuar, pasi nesër Prokuroria do t’i kthejë asaj pasaportën.

Sipas asaj që Top Channel raporton, mësohet se ajo ka dëshmuar në Polici se e pa si të vetmen zgjidhje të dilte nudo para Prokurorisë në këmbim të pasaportës që po i mbahej peng, veprim të cilin nuk e cilëson aspak të turpshëm.

E pashë si të vetmen mënyrë për të kërkuar të drejtën time, unë kam ngecur në Shqipëri, nuk më japin pasaportën, nuk është veprim i turpshëm”, mësohet të ketë thënë e reja.

Si qëndron e vërteta pas kësaj revolte të pazakontë në kryeqytet? 

Pak muaj më parë Claudia Sofia Cameron Jaimes është ndaluar në Tiranë nga policia me 5 gramë kokainë dhe kjo ka bërë që Prokuroria të nisë një hetim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Pasaporta i është mbajtur peng me qëllim ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë. Siç ndodh rëndom, procesi është zvarritur dhe ajo vendosi të protestojë me ‘bujë’. 5 minuta nudo para Prokurorisë duket se ia ka vlejtur pasi mësohet se nesër Prokuroria do t’i kthejë pasaportën vajzës kolumbiane.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply