Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas skenave dramatike që vazhdojnë të ndodhin në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë, ku banorët që po u shemben shtëpitë po përballen me forca të shumta policie.
Berisha shkruan në një postim në Facebook se dënon me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe terrorin e egër policor ndaj banorëve që mbrojnë shtëpitë e tyre.
Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha
Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën dhe terrorin e egër policor ndaj banorëve që mbrojnë shtëpitë e tyre! Krim i shëmtuar!
Berisha po ashtu ka publikuar pamjet e asaj që vazhdon të ndodhë në atë zonë sot, të rrethuar nga qindra forca policore.
Berisha ka deklaruar javët e fundit se këta banorë janë në të drejtën e tyre të plotë të mbështetur nga ligji që parashikon legalizim të pronave dhe më pas, urbanizimin. Ata përfitojnë dëmshpërblim për banesat që zotërojnë sepse janë posedues të pronës dhe i kanë paguar shtetit ndër vite të gjitha taksat dhe detyrimet.