Revoltë dhe lot tek banorët që po dëbohen nga shtëpitë me policë dhe gaz lotsjellës

Këto janë momentet pikëlluese gjatë revoltës së banorëve të rrugës 5 Maji në Tiranë, pasi u sulmuan me gaz lotsjellës nga Policia për të mos kundërshtuar dëbimin dhe shembjen e banesave të tyre.

Situata midis banorëve të rrugës 5 Maji dhe forcave të rendit është tensionuar sapo fadroma ka goditur  njërën nga shtëpitë që është planifikuar të shembet.

Gaz lotsjellës është hedhur mbi banorët protestues për t’i shpërndarë, ndërkohë që një zjarr ka shpërthyer midis shtëpive, që u fik me shpejtësi nga Policia.

About Redaksia

Check Also

Njeriu më i afërt i Trump në Kongres që kërkon hetimin e Ramës për lidhjet me kartelet e drogës

Në prill të këtij viti New York Times publikoi një artikull me titull “Miliarderët sirianë …

Leave a Reply