Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë, mbrëmë theu edhe dy rekorde

Cristiano Ronaldo gjithmonë e më shumë po futet në histori. Në sfidën mes Al Nassr dhe Monastir, e vlefshme për fazën e grupeve të UAFA Cup, ekipi i CR7 ia doli të fitonte me rezultat 4:1. Ishte pikërisht ylli portugez ai që e shënoi golin e avantazhit momental prej 2:1.

Një gol i rëndësishëm për rezultatin final për ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit, Juventusit e Manchester Unitedit, i cili ndërkohë ia mundësoi atij t’i thyejë edhe dy rekorde në koleksionin e tij të jashtëzakonshëm.

Më golin e shënuar me kokë ndaj Monastri, në fakt, Ronaldo ia doli ta gjejë golin në 22 sezone radhazi.

Një vazhdimësi e pabesueshme, që ia mundësoi atij të shënonte në çdo klub ku ka luajtur.

Ndërkohë, 38 vjeçari e shënoi këtë gol me kokë, një specialitet “i shtëpisë” për të.

Me këtë rast, ai u bë lojtari që ka shënuar më së shumti gola me kokë në histori të futbollit, plot 145 gola.

Kështu, ai e kaloi rekordmenin e deritashëm, Gerd Muller, i cili i kishte shënuar 144 gola me kokë.

Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet dhe do të mundohet të thyejë rekorde të reja në perëndim të karrierës.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …

Leave a Reply