Projektohet shkëmbimi i bujshëm mes Chelsea dhe Juventus

Shkëmbimi i mundshëm i tregut mes Chelsea dhe Juventus, që përfshin dy qendërsulmuesit, nga njëra anë Romelu Lukaku dhe nga ana tjetër Dusan Vlahovic, është në qendër të vëmendjes.

Edhe në numrin e sotëm “Corriere dello Sport” e trajton këtë temë, duke nënvizuar se si në orët e fundit, për herë të parë, klubi anglez ka hapur mundësinë e marrjes së qendërsulmuesit serb dhe përfshirjes së tij në marrëveshjen e Lukakut.

Tashmë janë vendosur disa aksione: vlerësimi prej 40 milionë eurosh për Lukakun ndahet nga dy klubet, si dhe paga prej 9 milionë euro neto për tri vite, që Juventus ka gati për belgun. Nga këtu për të arritur në vlerën 80 milionë, sa e vlerësojnë bardhezinjtë Vlahovicin, është një moment reflektimi.

Por duke qenë se nuk është problem matematikor, zgjidhja e plotë mund të arrihet edhe me kurusrin e 30-35 milionëve para të thata në arkat e Juventusit, veç Lukakut në radhët e tij. Sipas gazetës sportive italiane, gjithçka po shkon në këtë drejtim sa i takon rokadës Vlahovic-Lukaku, shto këtu edhe një shumë parash në këtë operacion të bujshëm.

About Redaksia

Check Also

Çfarë po ndodh tek Reali? Perez takim urgjent me Ancelottin!

Në futboll, sa do i famshëm të jesh, sado emër të madh të kesh, në …

Leave a Reply