Nga Luçiano BOÇI
Sekuestrimi i inceneratorit imagjinar të Tiranës pas atij të Elbasanit dhe të Fierit, i vuri kapak përcaktimit të inceneratorëve si një aferë e pastër korruptive e qeverisë.
Grupi i strukturuar kriminal s’ka brirë por ama ka inceneratorë.
Ky sekuestrim hapi njëherazi sërish një kapak tjetër, të cilin SPAK duhet ta mbyllë (ta çojë deri në fund), jo ta shmangë. Kapakun që gjithçka e pisët, korruptive, e ka burimin në Kryeministri.
Ai që e inicioi këtë aferë, e financoi, e urdhëroi, e mbrojti, e përdori financiarisht dhe politikisht, është Edvin Rama.
Pa të aty, bankae të akuzuarve nga SPAK, do ngjante si bankë shkolle, me nxënës që kanë thyer disipilinën.