Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 20 leje ndërtimi, objekte të cilat pritet të ndërtohen përgjatë bregdetit shqiptar.
Mësohet se lejet kanë të bëjnë me resorte, cila si dhe hotele.
Dy lejet e para në rendin e ditës për ndërtimet bregdetare kanë qenë për zonën e Lezhës.
Leja e parë është me objekt “Godina me funksion banimi, Shëngjin”, ndërsa leja e dytë e miratuar nga KKT është Objekte me funksion banimi dhe shërbimi dhe objekt me funksion hoteleri dhe kazino, me përfitues shoqërinë Dukagjini Group.
Në rendin e ditës në mbledhjen e KKT-së kanë qenë dhe dy projektet e porteve turistike, atij të Durrësit dhe të Vlorës. Për Portin e Durrësit, KKT miratoi lejen e ndërtimit për 9 godina.
Më konkretisht është miratuar leja e ndërtimit për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, Zona 02, Zona e menaxhimi A02 dhe A04, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a..
Ndërsa për Portin e Durrësit u miratua leja e ndërtimit për objektin: “Strukturë akomoduese rezidenciale dhe Marina Resort Vlorë”, Blloku 2 (Objekti C4), me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residence Vlorë” sh.p..
Në bregdetin e Lalzit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet për 4 projekte. E para është leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie dhe Shërbime”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, me subjekt zhvillues shoqërinë “Prime Capital” sh.p.k.
Po kështu është miratuar leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k..
Dy vendimet e tjera ishin miratimi i lejes së ndërtimit për fazën e tretë të resortit turistik “Lura 5” si dhe miratimi i lejes së ndërtimit për objektin “Adriatica Resort, me subjekt zhvillues shoqërinë “Edil Al-It” sh.p.k..
Në bregdetin e Jugut janë miratuar një sërë projektesh. Mes tyre janë leja e zhvillimit për resortin Village Square me subjekt zhvillues Seaside Construction, si dhe leja e ndërtimit për objektin “Godinë Shërbimi Hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Shoqëria La Brisa.
Ndërkohë projektet e tjera të cilave u është miratuar leja e ndërtimit i përkasin zonës së Radhimës.
Një ditë më parë KKT miratoi lejet e ndërtimit edhe për 7 kulla apo objekte banimi në Tiranë, si një godinë polifunksionale në Tiranë, lejen e ndërtimit për një objekt me destinacion shërbime në rrugën Brigada 8 me shoqëri zhvilluese Infinity Investment dhe Johannes Ëeissengruber.dhe leje për ndërtimin e një kulle në Komunën e Parisit, me subjekt zhvillues Sara-El.
Po ashtu KKT ka miratuar lejet për ndërtimin e e kompleksit Tirana Lana Riverside Residences me vendodhje në Bulevardin Gjergj Fishta me subjekt zhvillues Forever Construction dhe për objektin Tirana East Toëer Residence”, me vendndodhje në Rrugën: “Gramoz Pashko, me subjekt zhvillues Geo Construction.