Raporti: Takimet e fshehta të McGonigal me Tom Doshin

Zëri i Amerikës i bëri jehonë investigimit të bërë nga një konsorcium mediesh në lidhje me politikanin dhe biznesmenin shqiptar, Tom Doshi.

Sipas investigimit të Platformës Hulumtuese për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin, Tom Doshi është drejtues i një klani kriminal në Australi.

Investigimi bazohet në një raport të agjencisë së inteligjencës australiane.

Redaktori i këtij rrjeti, Brian Fitzpatrick, ka folur për Zërin e Amerikës.

Ai ka shpjeguar edhe historinë e takimeve të Charles McGonigal, agjentit të diskredituar të FBI-së, me Tom Doshin.

Sipas zotit Fitzpatrick, agjenti McGonigal e kishte takuar zotin Doshi më shumë se një herë.

“Ish-agjenti McGonigal akuzohet për takime me një numër biznesmenësh dhe politikanësh, por në aktpadi nuk jepen emrat e tyre. Ai është akuzuar se ka marrë shuma të caktuara parash nga një shqiptar në SHBA. Në njërën nga aktakuzat, thuhet se ai u takua me një biznesmen dhe politikan, që kërkonte ndihmë për të zbuluar një komplot për vrasjen e tij. Dhe raportimi ynë zbulon se ky person, në fakt, është Tom Doshi. Një nga burimet na tha se takimi ishte shumë miqësor.

Takimi ndodhi para se zoti Doshi të shpallej persona non-grata nga SHBA-të. Më pas edhe vet zoti Doshi na e konfirmoi takimin, por, ai ofroi një interpretim tjetër, duke thënë se ishte zoti McGonigal që e kishte kërkuar takimin, kur në fakt burimet tona tregonin se fjala ishte për diçka tjetër,” thotë zoti Fitzpatrick.

 

About Redaksia

Check Also

Masakra e Elbasanit/ Vendimi i plotë i Gjykatës për zhdukjen e përgjimeve që implikojnë Taulant Ballën

Një stuhi politike nisi që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një nga emrat …

Leave a Reply