Pas katërfishimit të taksës së pronës, nga 1 janari shtohet edhe taksa për “tërmetet”

Sigurimi i banesave dhe njësive të biznesit nga tërmeti do të jetë i detyrueshëm. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik ligjin që detyron çdo pronar të një banese që të paguajë primin vjetor të sigurimit në rast të një goditje sizmike.

Në relacionin që shoqëron projektligjin arsyetohet se qëllimi i këtij ligji është mbulimi i humbjeve financiare të pësuara nga i siguruari për shkak të dëmeve të drejtpërdrejta të ndodhura në pasurinë e siguruar, të shkaktuara nga ngjarjet e tërmetit për banesa; seksionet që ndodhen brenda banesave e që përdoren si njësi shitje, zyra apo për qëllime të ngjashme.

Detyrimin për blerjen e policës së sigurimit nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, përfshirë banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin nga buxheti i tyre. Për shtresat në nevojë në ligj parashikohet që të jetë buxheti i shtetit ai që financon primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet.

About Redaksia

Check Also

Kurti, 42 km për 7.9 milionë euro, Rama 43 km për 400 milionë dollarë

Në një botë ku teknologjia përparon dhe kostot teorikisht ulen, Shqipëria vazhdon të shkëlqejë me …

Leave a Reply