McGonigal do të pranojë fajësinë për akuzat, çfarë e pret Ramën?

sh-kreu i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork është në bisedime për t’u deklaruar fajtor për akuzat në lidhje me punën që ai akuzohet se ka bërë për një oligark rus të sanksionuar nga SHBA, pas largimit nga detyra. McGonigal mori shuma parash edhe nga këshiltarët e Ramës për të dëmtuar opozitën si dhe largoi amerikanët dhe afroi Gazpromin në puset e naftës në Shqipëri me ndihmën e Ramës.

Lajmi raportohet nga media amerikane CNN që kujton se Charles McGonigal u akuzua në fillim të këtij viti për shkeljen e sanksioneve të SHBA-së, komplot dhe pastrim parash për punën në vitin 2021 me oligarkun rus Oleg Deripaska, i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA. Po ashtu, McGonigal u akuzua në një çështje të veçantë në Uashington për fshehjen e 225,000 dollarëve që dyshohet se kishte marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare.

Gjyqtarja Jennifer Reardon, e cila po drejton çështjen e Nju Jorkut, lëshoi një urdhër të hënën duke treguar se ajo ishte informuar se McGonigal “mund të dëshirojë të bëjë një ndryshim të pranimit të fajësisë”. Gjykatësja vendosi një seancë për pranimin e fajësisë për javën e ardhshme.

Në lidhje me çështjen e Shqipërisë, javën e kaluar, në një seancë gjyqësore në Uashington, avokati i McGonigal, Seth DuCharme i tha gjyqtarit se kishte një “shans të mirë që çështja do të zgjidhej” pa pasur nevojë të shkonin në gjyq dhe se ata do ta dinë me siguri vetëm pas “Ditës së Punës” (festë në SHBA që kremtohet më 4 Shtator).

McGonigal, i cili është një nga ish-zyrtarët më të lartë të FBI-së që akuzohet për një krim, është deklaruar i pafajshëm për të dyja aktakuzat.

Asnjë hollësi e mëtejshme nuk u përfshi në urdhrin e shkurtër të gjykatës që përcaktonte procedurën e pranimit të fajësisë.Nëse nuk ndodh ndryshimi i qëndrimit nga ai i akuzuarit, seanca mund të riplanifikohet.

Çështja McGonigal ndezi politikën shqiptare me opozitën që akuzoi se paratë që mori ish zyrtari i FBI-së ishin një shpërblim për të goditur opozitën – duke iu referuar nisjes së hetimeve në SHBA ndaj ish-lobistit të PD-së Nik Muzim, apo dhe akuzave publike ndaj Berishës nga persona me lidhje biznesi me McGonigal.

Një tjetër akuzë ishte ajo e angazhimit të McGonigal bashkë me kryeministrin Edi Rama në një skemë për të mashtruar biznesmenë e politikanë duke u kërkuar apo marrë shuma të konsiderueshme parash me qëllim heqjen e sanksioneve nga SHBA.

Lobimet për të përfituar projekte nga qeveria për kompania të caktuara ishte një tjetër dyshim i ngritur në akt-akuzën e Uashingtonit për dosjen e Shqipërisë.

Akuzat janë mohuar nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk pranoi një komision hetimor për të sqaruar lidhjet e tij të dyshimta me ish-shefin e FBI-së në Nju Jork, të cilin e ka cilësuar “miku im”.

About Redaksia

Check Also

Inceneratori fantazëm i Tiranës mori 3,8 milionë euro në 4 muaj!

Teksa investimet publike nga buxheti i shtetit kanë pësuar rënie të ndjeshme si me planin dhe …

Leave a Reply